fbpx

Intervistë me Dr. Jana Marin për Zhenski magazin: Burrat duhet të çmohen sipas grave që i kanë pranë tyre

15.03.2019

E fortë, ambiciozë, e arsimuar, e suksesshme dhe gjithmonë me zë të lartë për rolin e gruas bashkëkohore në shoqërinë. Shkaku i mjaftueshëm për të folur më Dr. Jana Marin, drejtoreshë dhe anëtare e Bordit të drejtorëve të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”.

Dr. Marin me profesion është stomatologe. Në vitin 2009 ka magjistruar në universitetin prestigjioz “Bokoni” në Milano, në Departamentin për menaxhment shëndetësor ndërkombëtar, ekonomi dhe politikë. Si këshillues i ministrit të shëndetësisë  ka punuar në tema të gjëra të fushës së politikës shëndetësore dhe planifikimit ekonomik në shëndetësinë publike. Shkathtësitë menaxherike të transmetuara nga ligjërues të lartë i mbindërton në Harvard Buisness School dhe shkollën prestigjioze Kellogg School of Management. Tash, me edukimin, profesionalitetin, aftësitë menaxherike dhe inovacionin  udhëheq projektet kryesore të “Acibadem Sistina”. Dr. Jana Marin me kënaqësi pranoi të flasë për angazhimin profesional dhe për rolin e grave lidere, për stereotipat, paragjykimet dhe sfidat.

*Spitali Klinik “Acibadem Sistina” nga hapja e tij vendos kriteret e larta për punë. Me implantimin e zemrës së plotë artificiale, që mediat e kualifikuan si “Dita historike për shëndetësinë e Maqedonisë, edhe një herë tregoi se është lider në zbatimin e ndërhyrjeve të reja. Çfarë nënkupton kjo për spitalin?

-Ne si spital gjithmonë kemi qenë pioniere në zbatimin e ndërhyrjeve më të avancuara, komplekse dhe më moderne. Gjithmonë u përpoqëm të bëhemi të parët. Për këtë është e nevojshme që top- menaxhmenti gjithmonë të jetë i përkushtuar, dhe në të njëjtën kohë t’i keni mjekët më të mirë që janë të përgatitur dhe të trajnuar me tërë ekipin e spitalit për ta kryer atë. Akoma në mes të vitit të kaluar kemi lajmëruar se hyjmë në një Program të madh për transplantim. Implantimi i parë i zemrës së plotë artificiale në  Maqedoni, i dytë në regjionin më të gjerë, ishte një paralajmërues që duhet të na çojë deri në ndërhyrjen e  transplantimit të zemrës.  Total artificial heart është një urë mes momentit kur zemra si organ ndal punën e saj dhe nuk mund të funksionojë deri në momentin derisa të gjendet zemra e përshtatshme, zemra e dhuruar, për të kryer transplantimi. Total artificial heart i mundëson njeriut një jetë normale dhe cilësore gjatë kësaj periudhe. Me kryerjen e kësaj ndërhyrjeje treguam se jemi të përgatitur të hyjmë edhe në programin e transplantimit të zemrës. Kemi ekipin e udhëhequr nga ana e ekspertit të madh Dr. Aleksandar Nikoliq, shefi i repartit të kardiokirurgjisë, kemi teknikat dhe të gjitha parakushte. Planifikojmë të hyjmë edhe në programin e transplantimit të veshkave, sepse kemi ekipin me përvojë më të madhe për këtë lloj të ndërhyrjes. Do të hapim edhe një program tjetër, bëhet fjalë për transplantimin e palcën kockore.

Ne si spital gjithmonë kemi qenë pioniere në kryerjen e ndërhyrjeve më të avancuara, komplekse dhe më moderne. Gjithmonë u përpoqëm të bëhemi të parët.

 

*A thotë kjo se transplantimi është sfida e re më të madhe për “Acibadem Sistina” dhe për Ju personalisht si menaxhere e shëndetësisë?

-Pothuajse, para një viti, në “Acibadem Sistina” organizuam simpoziumin e parë ndërkombëtar për transplantime, ku morën pjesë ekspertë ndërkombëtarë të spitaleve të grupacionit Acibadem dhe të shëndetit tonë publik. Në një rrjet të gjerë për bashkëpunim, kemi bërë program për transplantim që do të jetë të suksesshëm dhe i cili në mënyrë drastike do të ulë shpenzimet e shtetit tonë për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve  që sot kryhen jashtë vendit. Kjo është e mundshme edhe te ne, sepse jemi pjesë e një grupacioni të madh Acibadem, që në Stamboll ka Qendrën më të mirë të për hulumtim dhe Qendrën e transplantimeve. Kur flas për Qendrën për hulumtime, flas për laboratori gjenetike që punojnë në hulumtimin e qelizave të reja, teknikave dhe metodave që do ta përmirësojnë rezultatin e transplantimit të palcës kockore. Një nga specifikat që ishte e prezantuar në këtë simpozium është se pacientët e grupacionit Acibadem në raste të caktuar mund të trajtohen pa imunosupresion.  Kjo është një nga përfitimet më të mëdha në këto hulumtime klinike. Gjatë transplantimit të palcës kockore kryhet imunosupresion dhe atëherë organizmi është shumë i ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe rreziqet më të mëdha janë në periudhën postoperative. Ne kemi teknika dhe metodologji që mundësojnë pacientëve të mbijetojnë dhe të kenë një jetë cilësor në mënyrë më të thjeshte dhe më të shëndetshme nga ajo që deri tani ka qenë praktikë bile edhe në Evropë.

*Të kthehemi tash në aspektin tjetër të qenies suaj. Me zë të lartë flisni për perceptimit të ndryshëm për gratë kundrejt burrave në botën e biznesit. Si një grua lidere, me cilat sfida, me cilat stereotipe dhe paragjykime jeni përballuar duke  ndërtuar karrierën tuaj profesionale?

-Tanimë fillova personalisht të pranoj se në shumë tavolina jashtë këtij spitali që do të kenë fuqi vendimtare, ndoshta do të jem gruaja e vetme. Kjo ndodhet te ne. Gratë janë të pranuara në këtë shoqëri, në disa nivele përfaqësuese u jepet një rol. Megjithatë, në momentin kur vjen momenti për marrjen e vendimit, deri në fuqinë ekzekutive, këtu ndodhet diçka që i favorizon burrat, dhe gratë nuk i marrin ato pozita. Bile, edhe nëse i marrin, fuqia e marrjes së vendimit u limitohet ose mënyra në të cilën perceptohen është limituar.  Kur gruaja i merr të gjitha karakteristika për një lider të mirë, veçanërisht për atë që në literaturë dhe praktikë definohet si një lider të mirë, siç janë vendosmëria, përgjegjësia, imponomi i qëndrimeve etj, atëherë perceptimi për këtë grua është se është “e ftohte”, shumë arrogante, imponuese. Kur një burrë në të njëjtën pozite manifeston karakteristikat e njëjta, atëherë ai është lideri i suksesshëm, i vendosur, mendon në mënyrë të drejtë, merr përgjegjësinë. Ky është stereotipi, perceptimin që e kemi deri në ditën e sotme. Nuk them se ndonjëherë edhe unë nuk e kam perceptuar këtë në të njëjtën mënyrë. Ndoshta sepse ne nga gratë presim vazhdimisht të tregojnë një dozë të caktuar të emocioneve, empatisë, ose ndonjë lloj të sjelljes më të butë. Por, kur e tregojnë këtë, nga ana tjetër në këto pozita ekziston rreziku të perceptohen si të dobëta, dmth. nuk do t’u jepet fuqia e plotë vendimtare që duhet ta kenë.

 

Tanimë fillova personalisht të pranoj se në shumë tavolina jashtë këtij spitali që do të kenë fuqi vendimtare, ndoshta do të jem gruaja e vetme.

* Sipas jush, cilat janë parimet në drejtim të suksesit për një grua bashkëkohore?

-Besoj në disa parime në jetën për të bërë një karrierë të suksesshme, pavarësisht nëse jeni një grua ose një burrë. Për të ulur në majën e organizimit dhe të arrini deri në këtë vend nevojitet shumë punë, integritet në funksionimin dhe vendosmëri, dhe gjithashtu nevojitet edukim i mirë. Pavarësisht nëse jeni një grua ose një burrë, këto gjëra duhet t’i keni për të pasur sukses dhe të mbijetoni! Unë mbështetem në këto. Jo rrallë kam qenë në situata të jem e vetmja grua në tavolinë. Unë jam e vetmja grua në Bordin e drejtorëve në Acibadem Sistina. Kam qenë e vetmja grua në Bordin e drejtorëve të Acibadem City Clinic në Bulgari së bashku me nëntë burra, ndërsa tani jam e vetmja grua në Bordin e drejtorëve të International Balkan University. Për fat, në “Maqedoni 2025”, ku gjithë ashtu kam pjesë në Bordin e drejtorëve nuk jam e vetmja grua, aty kam kolege të jashtëzakonshme. Këtu duhet të theksoj një grua që nuk është në asnjë lidhje familjare me strukturën pronare, ndërsa ka atë pozitën, është gjë e rrallë në hapësirat tona. Nuk them se në fillim nuk e kam pasur të çuditshme, sot për mua është gjë normale dhe në të tavolinë nuk ndihem e ndryshme ose më pak e respektuar nga kolegët.

* A është objektivizacioni i grave një përditshmëri reale?

-Ende ekziston paragjykimi se gruaja e bukur nuk mund të jetë edhe e mençur. Në këtë shoqëri gruaja e bukur është një kompliment të ndonjë burri që e financon. Një grua e bukur, e mençur dhe e pavarur, e kemi të vështirë të pranojmë në momentin e parë. Unë jam shumë e lumtur, që gjithnjë e më shumë shoh gra të bukura dhe të mençura. Dua të jem e rrethuar nga gra të tilla, sepse besoj se gratë e bukura janë gra të lumtura, ato janë shumë më të suksesshme se të gjithë të tjerët. Se çdo grua është e bukura në mënyrën e saj. Kjo është një temë për të cilën ndihem me shumë emocione, sepse mendoj se ka pasur periudhe kur shteti ynë ishte i udhëhequr nga një grup ose grupe të të ashtuquajturve liderë  të cilët kanë imponuar një sistem vlerash që tërësisht i diskrediton gratë. Dhe nëse duam të jemi më direkte, ishte i udhëhequr nga grupi i burrave të pasigurt dhe të frustruar që pasiguria e tyre dhe mos mospasja e  kualiteteve adekuate i maskuan me agresion dhe me nënçmim të grave. Besoj se çdo burri i suksesshëm është ai që pranë vetës ka gruan e lumtur. Burrat duhet të çmohen sipas grave që i kanë pranë tyre, pa dallim nëse bëhet fjalë për bashkëshorte, partnere…Kjo flet shumë për këtë burrë, për një burrë që respekton, vendos, preferon dhe si do të sillet në momente të rëndësishme. Zgjedhja e gruas është momenti kyç.  Si ai e ka marrë atë vendim, ashtu ai do t’i marrë të gjitha vendime në jetën e tij. Ky është parimi i pasqyrës, që kam mësuar, shumë më ndihmon për të kuptuar me kë kam punë dhe me kë flas kundrejt meje. Vetëm një burrë jashtëzakonisht i sigurt që është i kënaqur dhe i vetëdijshëm për vlerat e tij mund pranë vetës të ketë një grua e fortë dhe e suksesshme, ta mbështesë edhe në karrierën, dhe t’i lejojë të jetë një grua dhe të bëhet e suksesshme.

* Sipas Jush, si shoqëria duhet të krijoj kushte të pranishme për realizimin e grave?

-Shoqëria jonë duhet të fillojë nga fillimi – nga koncepti i respektit. Se pari duhet të fillojmë me respektin ndaj vetës dhe t’i respektojmë njerëzit rreth vetës. Njëkohësisht t’i respektojmë gratë. T’i respektojmë nënat, motrat , gjyshet, dhe bashkëshortet tona. Respekti ndaj gruas mësohet nga mosha e herët, jo në moshën 40 ose 50 vjeçare. Ky është reflektim i edukimit shtëpiak. Vjen nga familja në të cilën jemi rritur. Nëse familja bazohet në dashuri dhe respektim, atëherë ne do të kemi respekt edhe për gratë në shoqërinë, sepse vetëm shoqëri me gra të lumtura do të jetë një shoqëri të suksesshme. Në një familje reflektohen karakterin dhe vlerat e gruas.  Nëse gruaja është e lumtur dhe e kënaqur, atëherë edhe fëmijët do të rriten në të mënyrë. Atëherë edhe familja do të jetë e tillë. Familja është njësia themelore e shoqërisë.

Respekti ndaj femrës mëshohet nga mosha e re, nuk më mësohet në moshën 40 vjeçare dhe 50 vjeçare. Ai është reflektim i edukimit shtëpiak.

 

* Çfarë ëndrra profesionale keni pasur në vitet e adoleshencës?

Gjithmonë isha shumë ambicioze, dhe gjithmonë, pa as pak modesti mund ta them këtë se më interesonte të arrij deri në majën. Kudo që jam, kam ditur se do duhet të jem në majën sepse ajo më mundëson të bëj ndryshime të mëdha dhe të bëjë diçka në mënyrë më të mirë rreth vetes. Në çdo fazë të jetës përpiqesha të përgatitem mirë dhe ta arrijë pozitën më të lartë.  Kështu ka qenë edhe në ditët e shkollimit të mesëm, ashtu edhe në fakultet. Gjatë zhvillimit të karrierës, kam ditur se për të pasur një pozitë të lartë duhet të keni një sfond të jashtëzakonshëm. Për atë shkak kam shkuar në shkollë të mira, që më dha bazën e mirë për ta bërë këtë që sot e bëj. Kur flasim për ambicion dhe zhvillim, po, jam në një nga pozitat më të larta në shëndetësinë në Maqedoni, por unë do ta lidh me një moment tjetër që duhet të përmendet. Reformat më të mëdha në shëndetësinë, lëvizjet më të mëdha në sistemet e shëndetësisë në botën janë kryer nga gra. Dy reformat më të njohura janë reformat e Margaret Taçer në Angli dhe  të Angela Merkel në Gjermani.

* Kur do të përmendet Ohri, qyteti nga i cili keni origjinën, së pari çfarë s ju bie në mend?

Familjes sime, së pari mendoj familjes sime. Gjithashtu marr një pamje për një nga qytetet më të bukura natyrore, ndoshta edhe në botën. Por, më pak të shfrytëzuara, pra të organizuara në mënyrë të papërshtatshme që të mund ta kapitalizojnë atë që e kanë si bukuri natyrore dhe  si kapacitet. Edhe këtu ka shumë hapësirë për punë dhe zhvillim. Unë jam një prej atyre që mendon se në shtetin duhet të ekzistoj në ligj të elaboruar në mënyrë të mirë për Ohër, sepse Ohri është guri ynë i çmuar.

 

* Ku e drejtoni energjinë kur nuk fokusoheni në punën? Si relaksoheni?  Çfarë ju relakson?

Në punën (duke qeshur). Lexoj shumë. Por fatkeqësisht, për shkak të përgjegjësive të mia të punës, në kohën e fundit nuk e praktikoj sportin. Përveç nganjëherë kur mund të vjedh një orë atëherë e përkushtoj për kalërim të kuajve. Është një pasion për mua. Gjithashtu, kenaqem duke luajtur golf, që është një kombinim kur në të njëjtën kohë duhet të jeni të relaksuar dhe të fokusuar. Më pas, udhëtoj shumë, që është një gjë që më plotëson. Për fat të mirë, në këto udhëtime mund ta konsumoj kulturën e metropoleve të botës. Më pëlqen kur shoh një balet ose ndonjë opera të mirë. Para një muaji, në Metropolitan Opera në Nju Jork, pashë Jolanda  e Çajkovskit,  një përvojë e jashtëzakonshme që më ka mbushur bateritë.

Për fat, në “Maqedoni 2025”, ku gjithë ashtu kam pjesë në Bordin e drejtorëve nuk jam e vetmja grua, aty kam kolege të jashtëzakonshme

Gratë bashkëkohore gjithnjë e më shumë preferojnë të jetojnë vetëm. Partnerët e femrave lidere a kanë shpesh  komplekse të vlerës së ulët?

– Varet nga partneri. Nuk e di nëse burri i Angela Merkelit ka një kompleks me vlerë të ulët. Dhe nuk mendoj se ka një. Gjithashtu, nuk mendoj se burri i Kolinda Grabar Kitaroviq është më pak i vlefshëm. Përkundrazi, për këta burra mendoj se janë persona komplete që u kanë lejuar grave të tyre të jenë lidere dhe nuk kanë problem të jetojnë pranë tyre. Gratë lidere  nuk janë pa ndjenja dhe nuk janë pa nevojë për një partner, nuk janë më pak gra. Vetëm një burri i jashtëzakonshëm dhe i mençur mund ta gjejë këtë balancë. Dhe kjo nuk do të thotë se është më pak i vlefshëm. Grave lidere u nevojitet një burrë shumë më të fortë se ato, jo më të dobët. Sepse, jini të sigurt për këtë – burri i dobët nuk mund ta fascinojë gruan e fortë!

Burimi: Zenski Magazin