fbpx

Historia ime e lindjes së parakohëshme të birit tim

16.11.2017

Për të gjithë prindërit e deritanishëm dhe prinëdrit e ardhshëm

Quhem Marija dhe jam nënë e dy fëmijëve, dy djemve, Stefan dhe Andrej. Gjithmonë kam dashur që kur të rritem të kem fëmijë, idea për të parsur fëmijë djem ka qenë e rrënjosur që në fëmijërinë time e cila dhe ka përbërë një imazh të fëmijërisë time, periudhë kjo kur të gjitha vajzat imagjinojnë ditën e dasmës dhe fustanin e tyre të bardhë… Kam një motër më të vogël se unë, dhe në familjen dhe të afërmit e familjes time, janë kryesisht femra. Pikërisht për këtë arsye tek unë kishte lindur idea që kur të rritem do të kisha fëmijë djem dhe do të krijoja familjen time.

Me djalin tim të parë, Stefan, kisha një shtatzëni të përkryer, shtatzënia zgjati plot 40 javë dhe vazhdoja të shkoja në punë pothuajse deri në fund të shtatzënisë. Linda në spitalin klinik “Acibadem Sistina” me lindje cezariane për shkak të një distresi fetal gjatë momentit të lindjes,që në fakt nuk është një rast i rrallë. Një gjë e mirë është që shkanca zhvillohet çdo ditë dhe ekziston një mënyrë alternative për aktin e lindjes së gruas.

Roli i prindit përbën një gëzim të madh por në të njejtën kohë përbën sfidë

Ardhja e Stefanit në jetë solli një epokë të re në jetën time dhe të bashkëshortit tim. Shumë vendime merren pothuajse çdo ditë dhe ne si prindër duhet të dimë gjithçka dhe për çdo gjë të kemi krijuar një mendim.  Sa e bukur është jeta kur është e komplekse dhe e përbushur, këtë më mirë mund ta thotë një prind i ri. Nuk kaloi shumë gjatë dhe vendosëm që në familjen tone të shtoheshim edhe me një anëtarë të ri  dhe Stefani të ketë shoqëri. Ndodhi shtatzënia e dytë e cila gjithashtu po ecte dhe zhvillohej si shtatzënia e parë, siç thonë doktorët “sipas shembullit të shkollës”. Lajmi se përsëri do të bëhesha nënë e një djali tjetër, më gëzoi pamasë, si ajo shprehja e P. Coelho “Nëse vërtetë dëshironi diçka, i gjithë universi do të mundohet që kjo dëshirë të përmbushet”.

8 muaj para terminit të parashikuar, Andrej vendosi të vij në jetë

Kështu dhe ndodhi, por pak më herët nga çfarë ishte parashikuar, rreth 8 javë më herët. Ishte dimër, kishte shumë viroza dhe sëmundje gjatë kësaj periudhe, edhe unë u sëmura dhe more shumë ilaçe, bëra inhalime, mora dy javë leje nga puna për të pushuar, por asgjë nuk mund ta pengone lindjen time të parakohëshme. Një përvojë e tillë është “shok” për çdo nënë, një e vërtetë e hidhur, një situate e pasuksesshme për ta çuar shtatzëninë deri në fund. Nëna gjithmonë ndjen përgjegjësinë më të madhe (peshën e fajit) për fëmijën që do të sjellë në jetë. Andrej, erdhi në jetë me një lindje urgjente cezariane, në javën e 32-të të shtatzënisë. Si çdo fëmijë i lindur parakohe, menjëherë u vendos në departamentin e kujdesit intenziv neonatal, në inkubator. Ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe merrte frymë vetë, këto ishin lajmet e para që mora gjatë qëndrimit tim në kujdesin intenziv postoperativ.  

Takimi ynë i parë – gëzim i përzier me trishtim, frikë, pasiguri dhe shumë pyetje

Bashkëshorti ishte i pari ai që u takua me fëmijën tonë të porsalindur, dhe më tregoi disa fotografi të tij kur  erdhi për të më takuar për here të pare në dhomën ku qëndroja. Ishte një bebe e vogël ngjyrë rozë që qëndronte i zhveshur në inkubator, nuk ishte aspak për tu shqetësuar, përkundrazi, gjithçka dukej mjaftë mirë. Filluam të komentonim se sa ngjanin të dy vëllezërit, Stefan dhe Andrej vërtet ngjajnë njëri me tjetrin. Më vonë u ngrita në këmbë dhe gjëja e parë që vendosa të bëj ishte të shkoja ta shikoja foshnjën time të vogël. Asgjë nuk mund t’ju përgatisë për kët akt, për përvojën e parë kur do të futeni në kujdesin intenziv neonatal. Një hapësirë e ndritshme dhe sterile me inkubatorë të renditur, që në pamje të pare duken boshe por që kur ti vëresh mirë e kupton që nuk janë boshë. Heshtja qetësuese, papritur ndërpritet nga sinjalet dhe tingujt që lëshojnë aparaturat. Doktorët dhe infermieret vazhdojnë me punën e tyre.  Njëra prej tyre qëndron e drejtuar nga ju për të treguar vendin ku ndodhet foshnja juaj. Është e vështirë që të përshkruhet ai moment. Askush dhe asgjë nuk mund t’ju përgatisë për tu përballur me atë momentin e parë. Emocione gëzimi të përziera me trishtim, frikë, pasiguri dhe shumë pyetje. Është e vështirë që të nxjerrësh fjalë nga goja, ndërkohë që kur i dëgjon nuk arrin ta dallosh zërin tend. Është sikur të dëgjosh zërin e dikujt tjetër, sikur kjo po i ndodh dikujt tjetër, si një skenë filmi. Keni ndjesinë e këputjes së duarve dhe këmbëve dhe kërkoni që të uleni. Me buzëqeshje në fytyrë, infermieria jep informacione pozitive dhe qetësuese.

Heroi ynë i vogël

Biri im Andrej, ishte aq i vogël, delikat dhe flinte qetë në inkubatorin ku ndodhej. Kishte një tub në dorën e tij të vogël që shërbente për marrjen e infuzionit, si dhe një manshetë në këmbë e cila shërben për matjen e përqëndrimit të oksigjenit në gjak. Asgjë shqetësuese. Frymëmarrje e cekët, diçka normale tek fëmijët e lindur parakohe, normalizohej për 2-3 ditë. Terapia që merrte nëpërmjet infuzionit, kur mbaroi, infermieret e mbyllën dhe s’kishte asgjë më tepër. Ajo që mbetej ishte që heroi i vogël  të ushqehej dhe të shtonte në peshë, të zëvendësonte atë pjesën e humbur të zhvillimit të shtatzënisë.

Një ekip që dhuron qetësi dhe optimizëm

Ekipi profesional i spitalit klinik “Acibadem Sistina” të gjithë doktorët specialist, infermieret dhe i gjithë ai organizim dhe kushtet e përkryera në këtë spital privat, na jepnin qetësi dhe optimizëm çdo ditë dhe më tepër. Nuk ekzistojnë mjeftueshëm fjalë falenderuese dhe lavdëruese për të shprehur mirënjohjen tonë të pafundë dhe gëzimin që kemi zgjedhur Sistinën si institutin shëndetësor të cilit i besojmë shëndetin e familjes tonë. Nuk mund të veçoj askënd, besoj se nuk do të ishte e drejtë, prandaj një BRAVO dhe FALEMINDERIT për të gjithë ekipin e departamentit të kujdesit intenziv neonatal, departamentin e neonatologjisë, pediatrisë, gjinekologjisë dhe obstetrikës.

14 ditë në kujdes intenziv, dhe më pas në shtëpi

Pa asnjë komplikim dhe pa masa të tjera shtesë, përveç atyre masave standarde të lindjes së parakohëshme. Qëndrimi i Andrej në spital zgjati 14 ditë, prej të cilave dy ditë ishin jashtë inkubatorit, për adeptimin me kushtet e jashtme, dhe kështë me date 30 Dhjetor, anëtarin e ri të familjes tonë e sollëm në shtëpi. Shumë i vogël dhe ende i brishtë, Andrej kishte ende nevojë për shumë kujdes dhe përkushtim, veçanërisht gjatë muajit të parë, por gjithçka për fëmijën i’a vlen! Vlen çdo natë pa gjumë dhe çdo ditë që mund të jetë e rëndë dhe fizikisht dhe psikologjikisht. Edhe kur ndjenjat I keni të përziera me gëzim dhe trishtim, edhe kur dyshoni në çdo veprim tuajin, edhe kur shikimi ju drejtohet ndaj derës për të dalë dhe për tu kthyer në spital, edhe kur keni fjetur gjysëm ore dhe zgjoheni me mendje të humbur dhe frikë irracionale dhe me panik për faktin se diçka nuk është në rregull. Edhe kur telefononi në departmentin neonatal dhe kërkoni këshillë për çdo gjë të vogël. 

Një vit më vonë

Po afron ditëlindja e parë e Andrej. Kjo është gjithçka që një nënë dëshiron. I gëzuar dhe energjik, gjithmonë aktiv dhe kurioz për botën që e rrethon. Stefan është vëllai i tij më i madh dhe shoku I tij më I mirë ndaj të cilit tregon më shumë interes në familjen tonë. Lufta për lodra dhe për vëmendje nuk ndalon asnjëherë. Shtëpia jonë është gjithmonë rrëmujë dhe me lodra të hedhura gjithandej, pork y është vendi ku ne krijojmë më shumë kujtime të bukura. 

 Kontrolle të shpeshta, peshore dixhitale e cila tregon zhvillimin e gradual të heroit të vogël, por…

Do të mësoni se çfarë është lodhja sikurse asnjëherë më pare nuk e keni ditur, dhe do t’ju duket  sikur gjithnjë përsëritet e njejta ditë. Do t’ju mbushet dita duke e ushqyer, duke pastruar nxjerrjen e ushqimit, duke ndërruar pelena, duke u munduar ta qetësoni nga qarat e shkaktuara dhe dhimbjet e barkut, duke bërë kontrolle të rregullta dhe duke e peshuar në peshoren dixhitale e cila tregon një progres të lehtë të heroit tuaj të vogël. E gjithë kjo duket si një cikël pafund. Por, mos harroni…
Për çdo gjë ka një herë të fundit. Do të vijë dita kur fëmija të fillojë të ushqehet vetë. Nuk do të jetë më e nevojshme që ta vini në gjumë duke e mbajtur në krahë, do ta vini një herë në gjumë dhe do të flejë deri të nesërmen, do të harroni që ju është dashur 10 herë në ditë për ta vënë në gjumë. Do të vijë momenti kur pelenat nuk do ti përdorë më, nuk do të bëni më gu –gu, ga-ga për ta dëgjuar atë të qeshurën ngjitëse të bebes. Nuk do të kërkoni më ndihmë nga persona të tjerë sepse e dini që ju si nënë tashmë jeni bërë profesioniste. E gjithë kjo do të ndodhë pa e kuptuar, e gjithë kjo nuk do të përsëritet më dhe do t’ju duhet kohë për ta kuptuar që e gjithë kjo ka kaluar.
Ndërkohë që jeni duke i përjetuar këto ditë, mundohuni të kujtoni se këto janë ditë të numëruara, se shumë shpejtë e gjithë kjo do të përfundojë dhe më pas do të keni mall për ti përjetuar edhe një herë momente të tilla.

Ti je e fortë, ti mundesh, do ta kapërcesh këtë moment dhe fëmija i lindur para kohe do të rritet dhe do të bëhet një person  i përkryer dhe jo rrallë do të thoni: “Shiko tani sa është rritur, kur lindi ishte vetëm 1.720 gram”.

Marija Todorova