fbpx

Goran Spirov tanimë një vit jeton me një zemër artificiale: Nget makinë, shëtitet dhe kënaqet në përditshmërinë

16.07.2019

Pacienti ndihet në mënyrë të shkëlqyeshme, ndërsa pas një viti të intervenimit Goran Spirov nga Shtipi jeton për momentin kur do të fitojë një zemër natyrore. Kaloi një vit pasi që në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” u krye implantimi i zemrës artificiale. Ky operacion atëherë u krye për herë të parë në vendin, ndërsa ekipi i mjekëve ndihet krenar se Spirov ka energji, optimizëm dhe vullnet për të marrë sfida të reja.

Me një buzëqeshje në fytyrë dhe falënderues që çdo mëngjes zgjohet dhe mund t’i kryejë obligimet e përditshme, Goran Spirov, nget makinë, shëtitet, dhe kënaqet në përditshmërinë.

“Nuk e di çfarë do të kishte ndodhur me mua nëse nuk ishte Dr. Nikoliq. Tash për tash ndihem mirë, por do të jetë ende më mirë me zemër të re. Aparati me zemrën artificiale peshon 7 kilogramë dhe vazhdimisht duhet ta mbaj. Por, më e rëndësishmja është se zgjohem çdo mëngjes dhe se jam i gjallë. Tani jam si një ninxhë breshkë, vazhdimisht në shpinë mbaj 7 kilogramë. Shpresoj dhe pres që në të ardhmen do të fitoj një zemrër natyrore”, tha 47 vjeçari nga Shtipi.

Spirov thotë se u mësua që ta mbajë aparatin pa të cilin është e pamundur të funksionojë zemra artificiale. Me Dr. Nikoliq vazhdimisht janë në kontakt para se të gjithash për shkak të kontrolleve të rregullta që duhet t’i kryejë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.

Dr. Nikoliq thotë se pacienti tanimë një vit funksionon me zemrën artificiale dhe ndihet mirë, por potencon se opsioni më i mirë për Goranin është që ta fitojë një zemër natyrore, ndërhyrje që tani nuk mund të kryhet për shkak të ligjeve në vend që në momentin nuk e lejojnë këtë. Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, thotë Nikoliq, është i përgatitur për ta kryer transplantimin e zemrës natyrore.

“Një vit pas ndërhyrjes, pacienti ndihet mirë. Shpresoj se do të fitojmë mundësinë që sa më shpejtë ta kryejmë transplantimin e zemrës natyrore te ky pacienti. Teknikisht dhe me kuadro jemi të përgatitur për këtë, por ligjet tani për tani nuk e lejojnë këtë. Dëshira më e madhe e Goranit është të fitojë një zemër natyrore për të pasur një jetë normal. Ai edhe me zemrën artificiale mund të funksionojë  dhe t’i kryejë aktivitetet e përditshme, nget makinë, bën kontrolle në çdo dy javë. Megjithatë, komoditetin më të mirë do ta ketë me zemrën natyrore. Në momentin ligjet nuk lejojnë që spitalet private të kryejnë transplantimi i zemrës. Unë mendoj kjo duhet të ndryshohet sepse në Evropë dhe në Amerikë liderë në transplantim janë pikërisht spitalet private. Ligji duhet të ndryshohet edhe te ne, në këtë mënyrë që shteti do të ketë mbikëqyrje mbi këto transplantime”, tha Dr. Nikoliq.

Ai shtoi se në vendin momentalisht ka mbi 15 pacientë që janë kandidate për transplantim të zemrës dhe se Spitali klinik “Acibadem Sistina” është i gatshëm dhe ka resurse ta kryejë transplantimin e zemrës natyrore.

Në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” deri tani janë implantuar tri zemra artificiale.

Zemra mekanike është e njëjta madhësi si zemra natyrore. Mbushet me bateri e cila pas daljes nga spitali pacienti e mban në shpinë në një çantë të posaçme dhe peshon 7 kilogramë. Implantimi i zemrës artificiale është trend në kardiokirurgjinë botërore duke pasur parasysh faktin që në mënyrë të vështirë arrihet deri në një zemër të dhuruar. Pritet që në të ardhmen, deri në fund të këtij viti ose deri në fillim të vitit të ardhshëm se do të përpunohet një zemër artificial që do të jetë të pazëshme dhe nuk do të jetë lidhur me tel. Në momentin ekziston edhe iniciativa për formimin e klubit të pacientëve me zemër artificiale.