fbpx

Gjinekologët e spitalit “Acibadem Sistina” ishin ligjërues në kursin e gjashtë të Shkollës për ultrazë “Ian Donald”

16.12.2019

Në mes të muajit nëntor në Shkup u mbajt kursi i gjashtë në organizim të Shoqatës maqedonase të mjekësisë perinatale dhe Degës së Shkollës interuniverziztare për ultrazë në Maqedoni “Ian Donald”. Në këtë ngjarje edukative u diskutua mbi temat e arritjeve bashkëkohore në ultrazë në obstetrikën, gjinekologjinë dhe neonatologjinë, ndërsa morën pjesë mjekët eminente: Dr. Aslim Kurjak (Kroaci), Dr. Ebarhard Merc (Gjermani), Dr. Gordana Adamova (Maqedoni), Dr. Aris Antsaklis (Greqi), Dr. Snezhana Rakiq (Sërbi), Dr. Snezhana Crnogorac (Mai i Zi), Dr. Apostol Atanasidis (Greqi), Dr. Sonila Paskaj (Shqipëri).

ian donald

Mes tyre si ligjërues të ftuar morën pjesë gjinekologët e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” Dr. Shk. Nikolla Baxhakov, Doc. Dr. Mitko Ivanovski dhe Dr. Pavle Dimçev.

Shkolla “Ian Donald” është e themeluar në vitin 1981 dhe sot ka degë kombëtare në 60 shtete në mbarë botën mes të cilave edhe në Maqedoni. Misioni i tij kryesor është edukimi i mjekëve të cilët në praktikën e përditshme përdorin ultrazë. Përmes organizimit të këtij lloji të ligjëratave profesionale nga ana e disa ligjëruesve me përvojë, gjatë kurseve pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë për edukim të vazhduar, si dhe të njihen me arritjet më të reja në teknologjinë e ultrazërit dhe zbatimin e saj në gjinekologjinë, obstetrikën dhe perinatologjinë.

Si institucion shëndetësor që synon edukimin dhe mësimin e arritjeve më të reja në mjekësi, kemi nderin që mes eksperteve të njohura botërore nga fusha e gjinekologjisë dhe obstetrikës në edukimin morën pjesë edhe ekspertët e lartë nga spital ynë Dr. Ivanovski, Dr. Baxhakov dhe Dr. Dimçev.