fbpx

Futbollisti Tihomir Kostadinov shkon në shtëpi pas intervenimit të suksesshëm të gjurit

26.08.2020

Tihomir Kostadinov, futbollisti i reprezentacionit të Maqedonas që luan për ekipin sllovak në ligën e parë “Ruzomberok” në Sllovaki sot shkon në shtëpi pas intervenimit të kryer me sukses në meniskun e gjurit të majtë. Operacionin e ka kryer Dr. Mihajllo Ivanovski, kirurg traumatolog i cili mbrapa vetës ka një sërë intervenimesh të suksesshme tek sportistët profesional.

“Bëhet fjalë për një intervenim rutin që në spitalin tonë kryhet me teknologji minimale invazive. Operacioni ka kaluar mirë. Tani para Tihomirit është periduha e rehabilitimit, ndërsa qëllimi ynë është ai të kthehet sa më shpejt në terrenet”, thotë Dr. Ivanovski.

fudbalwer

Futbollisti i ri Kostadinov  u vendos për Dr. Ivanovski dhe spitalin klinik “Acibadem Sistina” sipas rekomandimit e shumë sportisteve dhe punëtorëve sportivë.

“I kam besuar Dr. Ivanovskit dhe profesionalitetit të tij dhe prandaj mora vendim që të vij në “Acibadem Sistina”. Gjatë qëndrimit në spital u binda në profesionalitetin e të gjithë stafit, ndërsa kushtet janë të shkëlqyeshme. Një përvojë pozitive kisha me ekipin e fizioterapisëve Bojan Canevski dhe Bojan Siljanoski që në periudhën e ardhshme do të përpiqen që përsëri të kthehem në formë”, thotë futbollisti i ri.

fudbaler

Kur bëhet fjalë për trajtimin e lëndimeve sportive dhe rehabilitimin e  tyre sportistët profesional përzgjedhin spitalin klinik “Acibadem Sistina”.  Spitali disponon me një ekip me përvojë dhe pajisje më bashkëkohore për terapi fizikale dhe rehabilitim. Hidroterapia është shumë e rëndësishme gjatë rehabilitimit të lëndimeve sportive që zbatohet vetëm në “Acibadem Sistina” ndërsa ndikon mbi shërimin e shpejtë të lëndimeve dhe kthimin e sportistëve në terren.

 

fudbaler