fbpx

Fushata: ‘Hapa për një zemër të shëndetshme’

06.10.2014

Fushata: “Hapa për një zemër të shëndetshme”

Spitali klinik “Acibadem Sistina” i’u bashkua javës evropiane të lëvizjes, me fushatën “Hapa për një zemër të shëndetshme”. Fushata synon të rrisë ndërgjagjësimin për rëndësinë e lëvizjes dhe aktivitetit fizik për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe përshpejtimin e rehabilitimit pas operacioneve kardiake.

Në qendrën e terapisë fizikale dhe rehabilitimit në “Acibadem Sistina”, pacientët me sëmundje kardiovaskulare patën mundësinë të njihen me ushtrime themelore për gjendjen e tyre, teknika për frymëmarrjen si dhe teknika për relaksim. Gjithashtu morrën dhe këshilla për ushqim të shëndetshëm, për mënyrën e marrjes së ilaçeve si dhe këshilla ndërvepruese të ilaçeve me ushqimin. Gjatë fushatës “Hapa për një zemër të shëndetshme” pacientët u konsultuan me ekipin më të lartë të profesionistëve të qendrës kardiovaskulare në “Acibadem Sistina”.

Aktiviteti fizik dhe sëmundjet kardiovaskulare

Aktiviteti fizik, në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon rrezikun e faktorëve të sëmundjeve të zemrës duke rregulluar kolesterolin, shkallën e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut. Gjithashtu, ndihmon edhe në uljen e peshës trupore, rrezikun e mpiksjes së gjakut si dhe në reduktimin e stresit dhe ankthit.

“Aktiviteti i përditshëm fizik për 30 deri 60 minuta zvogëlon rrezikun e slëmundjeve të rënda të zemrës. Aktiviteti fizik i kombinuar me disa ndryshime të mënyrës së jetesës si ndërprerja e duhanit, të ushqyerit shëndetshëm, menaxhimi i peshës trupore, janë çelësi kryesorë i uljes së rrezikut të faktorëve të rrezikshëm të sëmundjeve kardiovaskulare”. – Këshilluan specialistët e qendrës kardiovaskulare ‘Acibadem Sistina’.

[widgetkit id=13]