fbpx

Foshnjat e Vitit të Ri

01.01.2024

Gjatë festave të fundvitit jemi të pushtuar nga magjia e dhuratave dhe pacientet tona në Departamentin e Gjinekologjisë dhe obstetrikës morën dhuratat më të bukura në ditën e parë të vitit të ri. Ivana Dimitrievska nuk e fshehu lumturinë e saj dhe me lotë gëzimi pranoi dhuratën e saj të vitit të ri nga duart e Baba Dimrit. Vogëlushi Todor është gëzimi i tretë në familjen Dimtrievski.

Urime për të gjitha familjet që hyjnë në vitin e ri me anëtarë të rinj dhe shprehim mirënjohjen tonë të madhe për stafin e Spitalit klinik “Acibadem Sistina”, i cili pa u lodhur dhe me përkushtim të madh u kujdes për shëndetin e pacientëve gjatë natës së ndërrimit të motmoteve. Kemi kënaqësinë të ndajmë fotot e bebeve tona të vitit të ri dhe atmosferën e repartit ku përjetohen çastet më të bukura.

IMG