fbpx

FOSHNJA E LINDUR ME ANOMALI TË RRALLË NË EZOFAG ËSHTË OPERUAR ME SUKSES

22.02.2019

Vetëm dy ditë pas lindjes, momentet e lumtura të prindërve për ardhjen në jetë të foshnjës së tyre u zëvendësuan me agoni për shkak të nevojës për kryerjen e një procedure serioze operative. Foshnjës së lindur në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”, 48 orë pas lindjes i është detektuar një lloj i rrallë anomalie në ezofag. Diagnozë e cila është e pranishme tek një nga 3000 fëmijë në mbarë botën, pikërisht kjo është diagnostikuar  tek kjo foshnjë. Bëhet fjalë për mungesë të punës së vazhdueshme të ezofagut, një gjendje e cila duhej të zgjidhej urgjentisht në mënyrë kirurgjikale për shkak se kjo gjendje është e rrezikshme për jetën. Doktorët vërejtën tek foshnja nxjerrjen e pështymës jashtë për shkak se pjesa e sipërme e ezofagut ishte e mbyllur, ndërsa pjesa e poshtme komunikon me trakean (gabzherin). Në raste normale, ezofagu vazhdon në stomak. Heroi ynë i vogël, është operuar, është në gjendje të mirë shëndetësore  dhe tashmë ndodhet në shtëpinë e tij.

Dr. Stanka Tançeva-Kërstevska, pediatre, tregon në mënyrë emotive në lidhje me këtë rast. Është e lumtuar që menjëherë pas intervenimit, vogëlushi ka filluar të marrë ushqimin me anë të gojës.

Foshnja lindi në javën e 35-të të shtatzënisë, me peshë trupore 2.180 gramë. Menjëherë pas ardhjes së tij në jetë është vërenjtur anomali kongjenitale, një lloj atresia e cila nuk mund të diagnostikohet gjatë periudhës së shtatzënisë. Ndonjëherë ndodh që të diagnostikohet me vështirësi edhe pas lindjes, pasi foshnjat gjatë disa ditëve të para të lindjes nuk marrin sasi të mëdha ushqimi.  Në rastin konkret, ne vërejtëm herët anomalinë dhe menjëherë bëmë ezofagogram. Gjatë regjistrimit vërejtëm ndërprerje të ezofagut. Gjendja ishte urgjente dhe duhej të zgjidhej menjëherë me qëllim për të shmangur shfaqjen e komplikimeve më të mëdha.  U realizua një intervenim më serioz në fushën e kirurgjisë neonatale.

Ky intervenim i ndërlikuar është realizuar për herë të parë në “Acibadem Sistina” nga Dr. Riste Simeonov. Ai shprehet se intervenimi zgjati disa orë.

Anomali të tilla diagnostikohen pas lindjes, atëherë kur tek fëmija shfaqet pamundësia për të gëlltitur pështymën duke bërë që kjo e fundit të dalë nga goja. Një tjetër shenjë karakteristike që sinjalizon problem është pamundësia për të vendosur sondë nazogastrike në stomak, për shkak të ndërprerjes së ezofagut që shkakton pengesë. Prof. Dr. Zoran Trajkovski i cili bëri  ezofagogram me contrast nëpërmjet gojës, në të cilin vërehet se pjesa e sipërme është e mbyllur, domethënë, kontrasti nuk kalon poshtë. Pas rezultateve të marra, planifikuam operacionin i cili u realizua dy ditë pas ardhjes në jetë të foshnjës. Sa më shpejtë të kryhet operacioni, mundësitë për sukses të mëtejshëm janë më të mëdha. Në rast se nuk realizohet intervenimi, ekziston mundësia që foshnja ta gëlltisë pështymën dhe ajo të kalojë në trake dhe të shkaktojë mosfunksionim të mushkërive për shkak të mbushjes së tyre me lëng. Më pas gjërat bëhen të komplikuara, dhe përveç problemit ekzistues me ezofagin lindin komplikime të tjera, të cilat tek foshnjat e lindura parakohe me peshë trupore prej 2 kg. mund të përfundoj në mënyrë fatale “, thotë Dr. Simeonov.

Pas ndërhyrjes së kryer me sukses, foshnja ka qëndruar në departamentin intenziv neonatal dhe pas disa ditëve është  bërë lëshimi nga spitali, tashmë foshnja ndodhet në shtëpi. Mjekët presin që foshnja të ketë rritje dhe zhvillim normal, pa probleme.  Ashtu sikurse dhe foshnjat e tjera të porsalindura do të vendoset në një regjim ushqimi normal dhe do të funksionojë në mënyrë normale.