fbpx

Ekipi i spitalit i gatshëm për t’iu përgjigjur rasteve emergjente

29.01.2018

Ekipi i spitalit klinik “Acibadem Sistina” me një reagim të shpejtë dhe evakuim të suksesshëm të  pacientëve në rastet emergjente (tërmeti dhe zjarri) arriti ti përgjigjet të gjitha sfidave me koordinimin e punonjësve dhe mbështetjen e ekipit të zjarrfikësve për evakuimin e pacientëve dhe të gjithë personave të pranishëm në spital.

Personeli i spitalit klinik “Acibadem Sistina” i udhëhequr nga shtabi për mbrojtjen dhe shpëtimin e spitalit, në fundjavë zhvilloi një ushtrim për të kontrolluar gatishmërinë e ekipit për një qasje të shpejtë dhe të përshtatshme në rast të gjendjeve kritike të cilat mund të dëmtojnë sigurinë e të gjithë të pranishmëve në spital. Ky ushtrim ishte një trajnim për tu përballur me efektet e tërmetit, stërvitjen kundër zjarrit  për shpëtimin dhe evakuimin e pacientëve,vizitorëve dhe punonjësve të spitalit si dhe të personave të lënduar dhe transferimin e tyre në vend të sigurtë.

Siguria dhe mbrojtja e pacientëve dhe personelit është një nga prioritetet kryesore të spitalit klinik “Acibadem Sistina”, dhe qëllimi i zbatimit të këtij veprimi është që të sigurohemi se stafi i spitalit është i gatshëm dhe i aftë për t’iu përgjigjur situatave kritike të çdo lloji.

Kjo stërvitje është në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen dhe shpëtimin sipas protokolleve të vendosura për reagimin ndaj situatave kritike. Kjo stërvitje u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, Brigadën e kundër zjarrit dhe  Kryqin e Kuq.