fbpx

DR. VESNA PLJAKOSKA ISHTE MYSAFIRE SPECIALE DHE NJË NGA LIGJËRUESIT KRYESOR NË KONFERENCËN E PARË IJAC

19.07.2023

Specialistja jonë e dermatovenerologjisë, Dr. Vesna Pljakoska ishte pjesë e konferencës IJAC, akademisë së sapoformuar estetike e cila ka për qëllim që t’i prezantojë risitë dhe arritjet në fushën e dermatologjisë dhe kirurgjisë plastike.

Mbi 30 punëtori, kurse dhe më shumë se 80 ligjërues ndërkombëtarë morën pjesë në këtë ngjarje që u mbajt nga 14 deri më 16 qershor në Jordan. Dr. Pljakoska në këtë ngjarje ka mbajtur tri ligjërata për trajtim lazerik të kondilomave, trajtim lazerik të hiperpigmentimeve dhe melazmës, si dhe për trajtimin e shenjave nga aknet.