fbpx

DR. NEDA TRAJKOVSKA DHE DR. LJUPÇO NIKOLLOV MORËN PJESË NË SIMPOZIUMIN E MADH SEG2023

06.12.2023

Dr. Neda Trajkovska dhe Dr. Ljupço Nikollov, specialistë të traumatologjisë, ishin përfaqësues nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” në simpoziumin vjetor SEG2023, i cili mblodhi ekspertët më të mirë të kirurgjisë së shtyllës kurrizore nga rajoni.

Simpoziumi u mbajt nga data 30 nëntor deri 1 dhjetor në Lubjanë, Slloveni. Sipas mjekëve ky kongres paraqet një mundësi e shkëlqyer për ndarjen e njohurisë së tyre dhe t’i shkëmbejnë përvojat e tyre me qëllim për ta përmirësuar kirurgjinë e kurrizit.

AS Kolazh Speakers Dek

Në një pjesë të programit ishin përshirë inovacionet më të reja në teknikat kirurgjikale, ekzaminimet më bashkëkohore dhe teknologjitë e reja. Në këtë simpozium SEG2023, Dr. Trajkovska ishte e ftuar si ligjëruese dhe ka mbajtur dy ligjërata duke i përpunuar temat për strategjinë e trajtimit kirurgjikal në frakturat e kurrizit të sipërm jostabil, gjithashtu ajo ka folur edhe në temën për protokollin e standardizuar, dmth. A është i nevojshëm protokolli i standardizuar për trajtim të frakturave të kurrizit osteoporotik torakolumbar. Përveç ligjëratave, Dr. Trajkovska ishte moderatore e sesionit, ndërsa Dr. Nikollov ka prezantuar një rast dhe ka folur për komplikimet e vertebroplastikës, për dilemat në trajtimin e stenozës cervikale spinale.