fbpx

DR. BONGARD ISHTE LIGJËRUES NË KONGRESIN PËR TROMBOEMBOLIZËM VENOZ

25.07.2019

Dr. Snezhana Meshkoska Bongard nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” mori pjesë në kongresin internacional në organizim të Shoqatës së kardiologëve në Shkup. Tema e kongresit është tromboembolizëm- qasja diagnostike. Dr. Meshkovska – Bongard në kongresin ka mbajtur ligjëratën hyrëse për metodat e diagnostikimit të kësaj sëmundjeje.

“Qëllimi i kongresit ishte të ndahet përvojën, por edhe të theksohet rëndësinë e kësaj sëmundjeje, që konsiderohet për sëmundje të rëndë që mund të jetë edhe shkak për vdekje, ndërsa në vendin tonë kjo sëmundje mund të diagnostikohet në një menytë të shpejtë dhe të thjesht. Është e nevojshme që të përkushtohet vëmendja ndaj tromboembolizmit venoz te të gjithë mjekë të specialiteteve të ndryshme sepse tromboembolizmi venoz mund të ndodhet si komplikim i sëmundjeve të tjera të ndryshme. Për shembull, gjatë periudhës postoperative pas operacioneve gjinekologjike, te ndonjë tjetër lloj hospitalizomi, te pacientë që janë tanimë një kohë të gjatë të hospitalizuar ose te pacientët me kancer. Në kongresin u potencua simptomatologjia e kësaj sëmundjeje me qëllim që të gjithë mjekë të specialiteteve të ndryshme të mendojnë për këtë dhe më shpejt të veprojnë”, tha Dr. Meshkoska – Bongard.

Mënyrat e vërtetimit të sëmundjes janë mbi bazën e simptomave dhe caktimin e analizave laboratorike, siç janë D- Dimer. Diagnostikimi mund të jetë edhe më i vështirë, por me rëndësi të madhe është njohuria e mjekëve.

„Nga ana tjetër, sëmundja mund të vërtetohet edhe me teknikat ultrasonografike, që janë të shpejta dhe të thjeshta për të kryer dhe në mënyrë të shpejtë na japin diagnozën e saktë për trombozë periferik venoz, dhe me zbatimin e teknikës kompjuterike për vërtetimin e sëmundjes. Të gjitha institucione në bpotë kanë teknika të ndryshme dhe mundësi për diagnostikimin e kësaj sëmundjeje. Pas marrjes së anamnezës së pacientit  duke i caktuar simptomat, vjen ekzaminimi, elektrokardiogrami, pastaj ekzaminimi ultrasonografik i qarkullimit venoz, ekzaminimi ultrasonografik i zemrës, që mund të tregojë komplikimi i kësaj sëmundjeje, rentgeni, rezonanca magnetike, tomografia e kompjuterizuar dhe në fund angjiografia. Ligjërata ime ishte të theksohet se diagnostikimi mund të kryhet me shumë teknika ose me më pak teknika, por është e nevojshme që ta njihni këtë sëmundjen”, thotë Meshkoska- Bongard.

Kongresi ka zgjatur tre ditë, ndërsa ka pasur rreth 100 pjesëmarrës të Maqedonisë, por edhe nga vende të tjera. Në këtë kongres morën pjesë mjekë të shëndetit publik dhe privat, ndërsa ka pasur mysafir nga Serbia, Izraeli dhe Italia.