fbpx

DHIMBJA MUND TË KONTROLLOHET

26.01.2024

QENDRA E PARË DHE E VETME PËR MENAXHIMIN E DHIMBJES ME NJË QASJE MULTIDISICIPLINARE NË “ACIBADEM SISTINA”

AS CentarZaBolka IG FB

Në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” u vë në funksion Qendra e re dhe unike për menaxhimin e dhimbjes me një qasje multidisciplinare e cila është qendra e vetme e këtij lloji në vendin tonë dhe për herë parë është hapur në këtë institucion shëndetësor. Në Qendrën e menaxhimit të dhimbjes pacientëve u mundësohet trajtim sipas planit të personalizuar nga ana e një ekipi multidisiciplinar specialistësh që të marrin një terapi adekuate për lehtësimin e dhimbjes, diagnozë të saktë dhe me këtë një zgjidhje për problemin e tyre në një vend. Avantazhi i kësaj qendre është mundësia për të kryer procedura intervente, procedura minimale invazive dhe jo invazive, për trajtime në spital ditor dhe hospitalizim në repart.  Në trajtimin e pacientëve që do të pranohen në këtë qendër do të trajtohen me një qasje multidisciplinare janë përfshirë në këtë qendër dhe do të trajtohen me një qasje multidisciplinare janë përfshirë mjekë specialistë nga specialitetet e ndryshme si onkolog, anesteziolog, radiolog intervent, neurolog, traumatolog- ortoped, ftiziatër dhe psikiatër.

“Shumë vite po merrem me këtë problematikë dhe kam përshtypjen se pacientët që vuajnë nga dhimbja janë humbur nëpër sistemin dhe patëm këtë ide ta krijojmë këtë qendër ku përveç gjetjes së mënyrës për lehtësimin e dhimbjes së pacientit me një qasje të organizuar dhe ekipore në trajtimin e pacientit ta zbulojmë edhe shkakun për shfaqjen e dhimbjes dhe ajo të trajtohet. Spitali klinik “Acibadem Sistina” ka të gjitha specialitetet në një vend që janë të nevojshme për funksion të kësaj qendre me një teknologji moderne, më bashkëkohore dhe me një staf shumë profesional”, thotë Prim. Dr. Tatjana Spirovska, specialiste në anesteziologji me reanimatologji.

Ekzistojnë disa shkaqe për shfaqjen e dhimbjes, por në përgjithësi dhimbja ndahet në dhimbje akute dhe kronike, ndërsa sipas shkakut dhumbja kronike mund të jetë dhimbje kronike jo-malinje dhe dhimbje kronike malinje. Dr. Spirovska thotë se me një trajtim të drejtë dhimbja mund të kontrollohet për t’ua përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve. 

TRAJTIMI I DHIMBJES KRONIKE JO-MALINJE

Dhimbja është një simptomë dhe alarm që tregon për ndonjë çrregullim dhe është një nga shfaqet më të zakonshme për kërkimin e ndihmës mjekësore. Ndjenja e dhimbjes dhe fuqia e dhimbjes janë individuale dhe të ndryshme tek çdo pacient. Numri i pacientëve që vuajnë nga dhimbjet kronike me origjinë jo-malinje si migrena, dhimbja koke, dhimbjet në sistemin muskulo-skeletor dhe dhimbja neuropatike është shumë i madh… Dhimbja kronike jo-malinje është më e vështirë për trajtim, kërkon një qasje multidisiplinare dhe prandaj në trajtimin e pacientit duhet të kyçen specialistë nga specialitete të ndryshme, të identifikohet lloji i dhimbjes dhe të diagnostikohet sëmundja themelore që shkakton dhimbjen.

“Trajtimi i dhimbjes zbatohet në mënyrë të personalizuar. Çdo pacient që do të vijë në këtë qendër do të pranohet në një ordinancë nga ana e një specialisti të anesteziologjisë. Sipas gjetjes dhe llojit të dhimbjes, pas shqyrtimit konziliar do të vendoset për llojin e terapisë, a do të jetë tabletare, paranterale dhe ndonjëherë ka nevojë për procedura intervente siç është bllokada e nervit, neuroliza, analgjezia epidurale ose nëse ka nevojë për terapi fizikale që është një metodë jo-invazive maksimale në trajtimin e dhimbjes”, shpjegon Dr. Spirovska.

TRAJTIM I DHIMBJES KRONIKE MALINJE

Dhimbja kronike malinje e shkaktuar nga kanceri zakonisht ndodh si rezultat i përhapjes lokale ose metastatike ose sekretimit të substancave alogjene të karicnomës. Menaxhimi i dhimbjes tek pacientët onkologjikë duhet të jetë pjesë integrale e trajtimit në të gjitha fazat e sëmundjes. Dhimbja që nuk ndalet është një problem serioz dhe dëmton cilësinë e jetës tek këta pacientë.

Në trajtimin e dhimbjes malinje janë përfshirë këta mjekë: një specialist onkolog, një anesteziolog dhe një radiolog. Pas ekzaminimit nga ana e anesteziologut në varësi të intensitetit të dhimbjes përcaktohet terapia. Nëse ka mundësi, sipas intensitetit të dhimbjes, mjeku anesteziolog në konsultim me një onkolog mund të përgatisë një skemë me barna dhe pacienti të trajtohet në shtëpi me dispozicion të vazhdueshëm të mjekut. Në një fazë të caktuar në konsultim me një radiolog intervent mund të kryhet neuroliza ose bllokada e nervit për ta ulur ose për ta eliminuar dhimbjen tërësisht. Për një procedurë të tillë, pacienti pranohet në spital ditor dhe duhet të hospitalizohet për 8-12 orë, ndërsa pas përfundimit të procedurës dërgohet në shtëpi”, shpjegon Dr. Spirovska.

Për të shfrytëzuar shërbimet në Qendrën e menaxhimit të dhimbjes, pacientët paraprakisht duhet të caktojnë termin në qendrën e kontaktit të “Acibadem Sistina” në numrin e telefonit 02 3099 500, nga ku do të marrin informacione për terminin e tyre. Spitali klinik “Acibadem Sistina” ndër vite në vazhdimësi investon në gjeneratën e fundit të aparateve mjekësore për diagnostikim dhe trajtim, ofron kujdes mjekësor cilësor dhe superior, duke zbatuar protokollet më moderne në trajtimin e pacientëve.