fbpx

DËSHMI PËR PËRKUSHTIMIN NDAJ PUNONJËSVE: “ACIBADEM SISTINA” MORI ÇMIMIN PËR PUNËDHËNËS MË TË PREFERUAR NDËR SPITALET PRIVATE

28.04.2023

Spitali klinik “Acibadem Sistina” mori çmimin për punëdhënës më të preferuar në kategorinë e spitaleve private që ndau Vrabotuvanje.com. Kjo ueb-faqe për kërkimin e vendeve të punës organizon manifestimin për punëdhënës më të preferuar duke shënuar 20 vjetorin e themelimit ndërsa çmime në disa kategori morën kompanitë më të preferuara gjatë vitit të kaluar.

CAN

Çmimi për punëdhënës më të preferuar për Spitalin klinik “Acibadem Sistina” është një konfirmim se bëhet fjalë për një institucion shëndetësor i cili është i njohur mes pacientëve dhe punonjësve. Spitali ofron shërbime profesionale shëndetësore sipas standardeve më të larta. Në “Acibadem Sistina” punojnë mbi 1100 punonjës. Bëhet fjalë për personel mjekësor dhe jo mjekësor i cili në ka mundësi në këtë spital të punojë në kushte të shkëlqyeshme dhe të përmirësohet.

CAN Enhanced NR

Në emër të spitalit çmimin e kanë marrë: Elif Akan, zëvendës drejtor kryesor ekzekutiv në “Acibadem Sistina” dhe Marija Kapitanovska- drejtoreshë e burimeve njerëzore.

Përzgjedhja për çmimin është bërë në bazë të interesimit të punonjësve potencialë për vendet e hapura të punës në këto kompani, si dhe në bazë të anketave të kryera në ueb-faqen e Vrabodovanje.com për hulumtimin e mendimit publik.

“Acibadem Sistina” fiton çmimin këtë vit kur shënoi 12 vjetorin e ekzistimit. Mbas kësaj marke gjatë këtyre viteve qëndrojnë shumë arritje dhe suksese, ndërhyrje pioniere, histori të suksesshme, ekip mjekësor profesional dhe pajisje më bashkëkohore në vendin tonë dhe rajon. Për besimin në shërbimet tona flasin mbi 150.000 ndërhyrje të kryera, 1.400.000 ekzaminime dhe më shumë se një milion pacientë të kënaqur nga vendi dhe rajoni.

CAN Enhanced NR

Në këtë spital punon një ekip nga 200 mjekë specialistë dhe më shumë se 400 infermierë, ndërsa ekspertiza e tyre është plotësuar me pajisje më bashkëkohore mjekësore ofron trajtimin më të mirë për çdo pacient.