fbpx
DEPARTAMENTET

Kardiokirurgjia pediatrike me kardiologji

AcibademSistina Pedijatrija

Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” funksionon Departamenti për kardiokirurgji pediatrike i përberë nga 15 profesorë, mjekë, infermiere që janë të trajnuar në fushën e kardiokirurgjisë pediatrike. Në ekipin merr pjesë edhe Dr. Vlladimir Çadikovski, i cili është i vetmi kardiokirurg për fëmijë në vendin tonë me licencë dhe disa mjekë specialistë kardiokirurgë, kardiologë, anesteziologë, perfuzionistë dhe pediatër.

Në bashkëpunim me mjekët tanë do të punojë një ekip mjekësh që vijnë nga Turqia dhe çdo javë janë të disponueshëm në vendin tonë. Qëllimi është ta marrim përvojën e suksesshme që kanë spitalet e  “Acibadem”-it në Stamboll. Në këto qendra janë bërë më shumë se 15. 000 operacione.

Ky ekip do t’i kryejë ndërhyrjet kardiologjike tek fëmijët në moshën nga 0 deri 18 vjeç, ndërsa gjatë periudhës së ardhshme “Acibadem Sistina” ka për qëllim të bëhet një qendër referente për trajtimin e sëmundjeve  kongjenitale në zemër tek fëmijët jo vetëm në Maqedoni por në tërë Ballkanin. Të gjitha shërbimet kardiokirurgjikale tek pacientët janë mbuluara nga FSSHM.

Ndërhyrjet kardiokirugjikale tek pacientët pediatrike

  • Riparimi i valvulës pulmonare në mungesë (Absent pulmonary valve repair)
  • Korrigjimi i kthimit anomalik të venave pulmonare (i pjesshëm)
  • Korrigjimi i kthimit anomalik të venave pulmonare (i tërësishëm)
  • Stenoza e aortës (procedura Ross)
  • Korrigjimi i dritares aortopulmonare
  • Operacioni switch atrial (JAtene)
  • Korrigjimi i defektit septal atrial (i tërësishëm)
  • Korrigjimi i defektit septal atrial (i pjesshëm, Primum ASD)
  • Glenn Shunt me dy drejtime
  • Procedura B-T shant
  • Zgjidhja e koarktacionit të aortës
  • Paliacioni i  double inlet left ventricle (PA banding, B-T shunt, Glenn, Hemi Fontan, Fontan)
  • Korrigjimi i double outlet i barkushes së djathtë
  • Korrigjimi i anomalisë ebshtajn
  • Procedura fontan
  • Pocedura Hemi-fontan
  • Korrigjimi i zemrës së majtë hipopastike (Norwood procedure, Sano modification of Norwood, Glenn, Hemi fontan, Fontan)
  • Korrigjimi i ndërprerjes në harkun e aortës
  • Procedura Konno
  • Korrigjimi i valvulës mitrale
  • Procedura Norwood
  • Ligatura e duktusit arteriozus perzistent
  • Banding i arteries pulmonare
  • Korrigjimi i stenozës pulmonare
  • Operacioni Rastelli
  • Procedura Senning
  • Korrigjimi i tërësishëm i tetralogjisë falo
  • Korrigjimi i transpozicionit të enëve të mëdha të gjakut
  • Korrigjimi i atrezionit trikuspidal (PA banding, B-T shunt, Bi-directional Glenn, Heni Fontan procedure)
  • Korrigjimi i Trunkusit arteriozus
  • Korrigjimi i unazës (ring) vaskulare (Double aortic arch, Right aortic arch with left sided patient)
  • Korrigjimi i defektit septal ventrikular

Elektrofiziologjia tek fëmijët

Procedurat

  • Vendosja e elektrostimulatorëve të përhershme në zemër (pejsmejkera) në mënyrë transvenoze, me një ventrikul  (VVIR), me dy ventrikulë (DDDR), sistem- pejsing kardiak risinkronizues (CRT-P), sistem- pejsing kardiak risinkronizues dhe defibrilizues (CDR-D) sisteme- pejsing defibrilizuese, me një ventrikul dhe me dy ventrikule (ICD VR, DR)
  • Vendosja e pejsing-sistemit të përkohshëm transvenoz
  • Testimi elektrofiziologjik invaziv për aritmitë e atriumeve dhe ventrikulëve
  • Testimi elektrofiziologjik farmakologjik për aritmitë e atriumeve dhe ventrikulëve
  • Studimi elektrofiziologjik me kateter ablacion radiofrekuent të takikardive atriale rrethore, takikardive preeksitacione rrethore.
  • Monitorim i tërësishëm i pacientëve me pejsing-sisteme të vendosura.
  • Monitorim joinvaziv i ritmit të zemrës në mënyrë ambulatore (monitorim i vazhdueshëm 24-orësh me holter)

 

Kateterizimet kardiake

Kateterizimi kardiak është një procedurë minimale invazive që kryhet nga mjekët kardiologë pediatrikë ndërhyrës për të fituar pamjen më të mirë të zemrës dhe për t’i trajtuar problemet e zemrës duke përfshirë defektet e zemrës kongjenitale.

Gjendjet që trajtohen me kateterizimin e zemrës

  • Stenoza e valvulës aortale
  • Defekti septal atrial (ASD)
  • Koarstacioni i aortës
  • Ductusi arteriozus perzistent (DAP)
  • Regurgitacioni pulmonal
  • Stenoza e valvulës pulmonare
  • Kateterizim diagnostikues me matje të tensionit dhe gradientit