fbpx

Besimi ndaj Dr. Toni Josifovskit më solli në “Acibadem Sistina”

15.06.2017

Në departamentin e kirurgjisë u njohëm me pacientin 35 vjeçar Mite Kuzevski, i cili vetëm para disa ditësh u operua nga Dr. Toni Josifovski.  I kënaqur dhe mirënjohës ndaj kujdesit të marrë gjatë qëndrimit në spital, por edhe nga profesionalizmi i Dr. Toni Josifovskit, vendosi që ta ndajë historinë e tij.

“ Me 5 qershor, në ditën e ditëlindjes time erdha  për tu operuar në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Vizitova disa klinika duke kërkuar zgjidhje për gjendjen time kronike – sëmundjen Crohn. Operacioni duhej kryer sa më shpejtë të jetë e mundur, por isha i frikësuar dhe i pasigurtë nga vetë operacioni.  U konsultova në disa spitale, por pas bisedës me Dr. Toni Josifovskin, isha i sigurt se operacionin do ta kryeja në “Acibadem Sistina”. Tek doktori erdha me rekomandimin e disa miqve të mi.  Dr. Josifovski reagoi në mënyrë shumë të qetë dhe profesionale ndaj problemit tim, dhe më shpjegoi në mënyrë tepër të detajuar gjithçka që duhej bërë. Fitova vetëbesim pas bisedës me të, e kisha të qartë se operacioni ishte zgjidhja e vetme. Frika ime më e madhe ishte për faktin se duhej hequr e gjithë zorra e trashë, sikurse më kishin thënë në spitalin shtetëror. Por, Dr. Josifovski më tha se nga zorra e trashë do të mënjanohej vetëm ajo pjesë e cila është e nevojshme. Tani ndihem për mrekulli” – tha Mite. 

Pas qëndrimit në spital, Mite shprehet se gjithçka kishte shkuar sipas planit dhe pritshmërisë së tij. Priste profesionalizëm nga spitali në çdo aspekt, për këtë tashmë është i bindur. 

“Një arsye tjetër e rëndësishme përse u drejtova në spitalin klinik “Acibadem Sistina” është sjellja apo qëndrimi ndaj pacientit nga të gjithë këtu pa përjashtim, duke filluar nga parkingu deri tek pranimi në spital (hospitalizimi). Të gjithë janë të qeshur dhe të sjellshëm, dhe me dëshirën për të të ndihmuar. Arsyeja e tretë është higjena dhe kushtet që ofron spitali. Pas qëndrimit këtu, me të vërtetë u binda dhe e konfirmova mendimin tim për këtë spital. Profesionalizëm në çdo pikëpamje”– shprehet Mite.