fbpx

ARRITJET MË TË REJA NË DERMATOVENEROLOGJI U PREZANTUAN NË NJË SIMPOZIUM SHKENCOR

28.02.2020

Mbi 30 dermatologë të lartë nga vendi, rajoni dhe Evropa i ndanë përvojat e tyre nga fusha e dermatovenerologjisë para qindra mjekëve, specializantëve dhe studenteve në simpoziumin që u mbajt në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip. Bëhet fjalë për konferencën e dytë të fushës së dermatologjisë në të cilën “Acibadem Sistina” është bashkëorganizator së bashku me Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, Fakultetin e shkencave mjekësore dhe Shoqatën e dermatovenerologëve të Maqedonisë.

dermatology

U përshinë temat rreth kancerit të lëkurës dhe ndikimit të ndotjes së ajrit mbi lëkurën, ndërsa para të pranishmeve dermatologët e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” Doc. Dr. Andrej Petrov mbajtën ligjërata në temë: “Trajtimi me laser të mbresave të puçrrave” dhe Dr. Vesna Pljakoska në temë: “Trajtimi i hiperpigmentacionit” dhe patologu Doc. Dr. Xhengis Jashar. Spitali Klinik “Acibadem Sistina” dëshmoi se ka përvojë, kuadro dhe njohuri për ndërhyrjet dermatologjike me të cilat vërtetohet si spital lider në rajon. Projekti për ekzaminimin e ndikimit të ndotjes së ajrit mbi lëkurën është hulumtimi i parë që kryhet në vendin dhe zbatohet vetëm në “Acibadem Sistina”.

dermatology

“Ndotja e ajrit ndikon mbi të gjitha organet e njeriut ashtu edhe mbi lëkurën. Ne zbatojmë projektin e tillë për vitin 2020/2021, për të cilin biseduam në kuadër të simpoziumit dhe cilin zbatojmë në bashkëpunim me Akademinë evropian për Dermatologji. Vlerësojmë ndikimin e ajrit të ndotur mbi lëkurën dhe përmes projektit do të marrim indikatorë të caktuar për gjendjen momentale.  Bëhet fjalë për projekt interesant që besojmë se do të jetë me rëndësi të madhe për shkencën në sferën e dermatovenerologjisë”, theksoi Doc. Dr. Andrej Petrov.

dermatology

Në simpoziumin morën pjesë të dy emrat e mëdha në dermatologjinë ballkanike dhe evropiane në dekadat e fundit, kryetari i mëparshëm i asociacionit më të madh evropian të dermatologëve EADV dhe profesor nga Universiteti i Athinës Prof. Dr. Andreas Kacambas dhe profesori Nikollaj Cankov, anëtar i  akademisë së shkencave të Bullgarisë. Kjo është konferenca e dytë për dermatologji në të cilën “Acibadem Sistina” është bashkëorganizator së bashku me Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, Fakultetin e shkencave mjekësore dhe Shoqatën e dermatovenerologëve të Maqedonisë.  Interesi për këtë simpozium po rritet gjithnjë e më shumë çdo vit. Ideja është që të vazhdojë në të ardhmen dhe të mbahet në mënyrë tradicionale.