fbpx

ANTIQ DHE STOJANOVSKI NË “ACIBADEM SISTINA”: SPITALI MBETET PARTNER I BASKETBOLLISTËVE

23.05.2023

Spitali klinik “Acibadem Sistina” dhe Federata e Basketbollit të Maqedonisë vazhduan marrëveshjen për sponsorim, një bashkëpunim që zgjat më shumë se një vit. Në këtë mënyrë spitali me resurset e tij vazhdon të kujdeset për shëndetin e lojtarëve të kombëtarës së seniorëve (meshkuj dhe femra), si dhe kombëtareve të basketbollit të të rinjve. Me vazhdimin e bashkëpunimit, i cili në vitin e kaluar tregoi rëndësinë e tij për sportistët tanë është shumë i rëndësishëm edhe për “Acibadem Sistina” i cili si një institucion shëndetësor është i përkushtuar ndaj shëndetit dhe përmirësimit të vlerave sportive si të vlerave të rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë.

Sot u nënshkrua marrëveshja për vazhdimin e sponsorimit, ndërsa në vizitë të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” ishin kryetari i Federatës së Basketbollit, Pero Antiq dhe kapiteni i kombëtarës Vojdan Stojanovski. Fëmijët e hospitalizuar që trajtohen në spitalin tonë i kanë gëzuar me dhurata, fanella dhe topa me autografet e tyre.

Prof. Dr. Igor Kaftanxhiev, drejtor mjekësor i “Acibadem Sistina” thotë se ky bashkëpunim është i rëndësishëm sepse promovon vlera të rëndësishme.

“Vazhduam bashkëpunimin me shpresë se ky është një investim për sukseset e reja për sportistët tanë. Institucioni ynë shëndetësor është lider në parandalimin dhe trajtimin e lëndimeve sportive, ndërsa të gjitha ekzaminimet sportive të sportisëve të kombëtarës zhvillohen në qendrën e parë më moderne Premium Sport Center”, tha Kaftanxhiev. 

Premium Sport Center është qendra më bashkëkohore me pajisje më moderne për një jetë të shëndetshme në vendin tonë, e cila ofron kujdes të plotë të integruar për një jetë të shëndetshme- mjekësi fizikale dhe rehabilitim, nutricion, në këtë qendër punojnë mjekë, fizioterapistë, mjek i mjekësisë së sportit, nutricionistë. Trajnerë profesional dhe instruktorë të certifikuar me një përvojë shumëvjeçare.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, Pero Antiq tha se viti i kaluar ka pasur efekte pozitive për basketbollistët.

“Këtu kanë marrë një përgatitje më profesionale e cila ishte shumë e rëndësishme për rezultatet e tyre maksimale në terren. Për një sportist që të jetë i përgatitur mirë ka shumë rëndësi dhe këtu ka mundësi dhe pajisje më bashkëkohore. Më vjen shumë mirë që sot i kemi befasuar dhe i kemi gëzuar fëmijët e hospitalizuar”, tha Antiq.