fbpx

Anëtarët e komisionet evropiane për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve dhe siguri të ushqimit vizituan spitalin “Acibadem Sistina”

12.02.2024

Anëtarët e Qendrës evropiane për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve (ECDC), Komisionit evropian (ЕС) dhe Agjencisë evropiane për siguri të ushqimit (EFSA) ishin në vizitë zyrtarë të Spitalit klinik “Acibadem Sistina”. Gjatë vizitës, përfaqësuesit e komisioneve mbajtën takim profesional me menaxhmentin e spitalit dhe personat përgjegjës për parandalim dhe kontroll të infeksioneve spitalore. Në takim u diskutua për proceset e për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve spitalore dhe menaxhimin antimikrobik në spital, me të gjitha detajet e punës. Pas pjesës profesionale, përfaqësuesit vizituan Njësinë e Kujdesit Intensiv të Përgjithshëm, Njësinë e Kujdesit Intensiv Neonatal, Qendrën Emergjente, Laboratorin e Mikrobiologjisë dhe Laboratorin Molekular.

Spitali klinik “Acibadem Sistina” është i vetmi spital privat i cili ishte përfshirë në agjendën e vizitës pesëditore të përfaqësuesve të lartë të qendrave evropiane. Ata dërguan përshtypje pozitive tek menaxhmenti për mënyrën e organizimit të punës në spital. Ata theksuan se proceset më të rëndësishme të parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve spitalore dhe menaxhimit antimikrobik janë në nivelin e spitaleve lider në Evropë. Nga vizita zyrtare në vendin tonë pritet të përgatitet një raport i detajuar në të cilin do të shënohen vlerësimet e komisionit.

Vizita në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” u realizua në kuadër të programit “Një shëndet – mbështetje e vendeve për promovimin e përgjigjeve të përbashkëta shëndetësore kundër rezistencës antimikrobike në Ballkanin Perëndimor”.