fbpx

Aksion për dhurimin e gjakut me rastin e shënimit të 20 vjetorin të  “Malla Bogorodica Sistina”

15.02.2021

Spitali “Acibadem Sistina” në bashkëpunim me organizatën e Kryqit të Kuq – Karposh dhe Institutin e Mjekësisë së Transfuzioni me rast të shënimit të jubileut 20 vjet nga hapja e spitalit të pare të specializuar për gjinekologji dhe obstetrikë “Malla Bogorodica- Sistina” realizuan  edhe një aksion për dhurimin e  gjakut.

Janë dhuruar mbi 80 njësi të gjakut dhe për shkak të interesit të madh të të punësuarve në “Acibadem Sistina” është paralajmëruar edhe një aksion që do të realizohet më 18 shkurt.

Gjatë këtij aksioni u respektuan të gjitha masat dhe protokollet për siguri dhe mbrojtje komplete nga virusi SARS-CoV-2. Dhuruesit e gjakut ishin të ndarë në disa grupe me qëllim që të mbahet distance fizike dhe kanë mbajtur mbrojtje personale.