fbpx

“ACIBADEM SISTINA” SHËNON JAVËN BOTËRORE TË USHQYERJES ME GJI

03.08.2023


Nën moton “Të mundësojmë ushqyerjen me gji, t’i ndihmojmë prindërit e punësuar” u shënua Java Botërore e ushqyerjes me gji. Spitali klinik “Acibadem Sistina” edhe këtë vit i mbështet aktivitetet lidhur me Javën botërore të ushqyerjes me gji, duke dhënë kontribut në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ushqyerjes me gji dhe përfitimet e qumështit të gjirit. Gjatë gjithë vitit mbahen ligjërata falas për prindërit e ardhshëm gjatë të cilëve mjekë dhe infermiere me përvojë përcjellin avantazhet e ushqyerjes me gji (teorikisht dhe praktikisht) dhe përveç kësaj për pacientët ofrohen materiale edukative elektronike dhe të shtypura për ushqyerjen me gji.

x

Neonatologët me përvojë kryejnë konsulta dhe kontrolle të rregullta për monitorimin e rritjes dhe zhvillimit të të porsalindurve dhe foshnjave deri në moshën 1-vjeç. Falë aktiviteteve të shumta të ndërmarra në institucionin tonë lidhur me ushqyerjen me gji dhe përdorimin e qumështit të gjirit, spitali shënon rezultate dhe arritje të shkëlqyera në lidhje me ushqyerjen e foshnjave të lindura në spitalin tonë.

 “Falë edukimit të prindërve para lindjes, pas lindjes dhe gjatë qëndrimit në spitalin tonë, gjatë kontrolleve të rregullta në ordinancat tona shënojmë rritjen e përqindjes së fëmijëve që janë ushqyer me gji në mënyrë ekskluzive e cila është më e lartë në krahasim me përqindjen në vendet evropiane dhe në botë duke pasur parasysh se ushqyerja me gji shënon trendin e uljes gjatë tre viteve të fundit. Të dhënat e vitit 2022  tregojnë se në spitalin tonë në ditën e lëshimit të maternitetit më shumë se 60% të foshnjave ushqehen vetëm me gji, ndërsa tek foshnjat që montitorohen në ordinancën tonë kjo përqindje rritet deri në 80% në gjashtë muajve të parë të jetës”, tha Prim. Dr. Shk Dushko Fidanovski, specialist në pediatri.

shutterstock

Foshnjat e lindura në “Acibadem Sistina” shtrihen sipas parimit rooming-in që nënkupton qëndrim 24 orësh të të porsalindurit në dhomë së bashku me nënën. Lidhja psikologjike midis nënës dhe foshnjës përforcohet me qëndrimin në të njëjtën dhomë dhe lejon që ushqyerja me gji të fillojë sa më shpejt. Gjatë qëndrimit, nënat marrin ndihmë gjatë mësimit të teknikave të ushqyerjes me gji, këshilla për ushqyerjen me gji dhe këshilla për kujdesin e foshnjës në shtëpi. Kjo qasje rrit vetëbesimin e nënës dhe i jep asaj një ndjenjë sigurie se ajo po bën më të mirën për fëmijën e saj.

Departamenti i Kujdesit intensiv neonatal disponon me një hapësirë ​​të veçantë për ruajtjen e qumështit të gjirit të nxjerrë me pompë, i cili përdoret për foshnjat e lindura para kohe të hospitalizuara në këtë departament, gjë që është me vlerë të paçmuar për suksesin e trajtimit të tyre. Për nënat që vizitojnë spitalin klinik “Acibadem Sistina” dhe i ushqejnë me gji foshnjat e tyre në dispozicion ka një dhomë e cila është e pajisur posaçërisht për aktin më të bukur- ushqyerja me gji. Në çdo kohë për nënat në dispozicion ka një pompë,  ndërsa gjatë ushqyerjes me gji, ato mund të informohen për teknikat e ushqyerjes me gji përmes videove dhe udhëzimeve nga infermieret e Departamentit të Neonatologjisë.