fbpx

“ACIBADEM SISTINA” PJESË E SIMPOZIUMIT TË DYTË VJETOR TË SHOQATËS SË INFERMIERËVE TË KARDIOLOGJISË

01.03.2024

Në organizim të Shoqatës së Infermierëve, Teknikëve, Mamive dhe Infermierëve të Stomatologjisë – PËR NE, u mbajt simpoziumi i dytë vjetor i Shoqatës së Infermierëve të Kardiologjisë në temë “Perspektivat e reja profesionale në kardiologjinë”.
Maja Atanasovska, specialiste e kujdesit intensiv, në këtë simpozium përfaqësoi Spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Ligjëratën e saj profesionale në temë “Procedura Rashkind” prezantoi para qindra infermierëve nga vendi.
“Në këtë simpozium kam prezantuar “Procedurën Rashkind”, e cila është një procedurë shumë e rrallë, por jashtëzakonisht e rëndësishme me të cilën shpëtohen jetët dhe gjithashtu lehtëson trajtimin e mëtutjeshëm të pacientëve”, tha Atanasovska.
Kjo teknikë e krijimit të një defekti atrial septal (ASD) kryhet në një dhomë angiografike në kushte speciale të punës, me materiale të dizajnuara posaçërisht, në kushtet e rrezatimit minimal të rëntgenit.