fbpx

“Acibadem Sistina” për herë të dytë fiton çmimin për punëdhënës më të preferuar

18.04.2024

Spitali klinik “Acibadem Sistina” për herë të dytë mori çmimin për punëdhënës më të preferuar në kategorinë e spitaleve private në manifestimin “Punëdhënës i Vitit”.

Para më shumë se 300 kompanive të Maqedonisë dhe jashtë vendit janë ndarë mirënjohjet për punëdhënësit më të suksesshëm në vitin 2023 të cilët me shpalljet e tyre për punësim kanë nxitur interes më të madh në këtë ueb faqe.

Vrabotuvanje

Manifestimi “Punëdhënës i Vitit” është në organizim të ueb-faqes së parë për shpallje për punësim në vendin tonë Vrabotuvanje.com.

Vrabotuvanje

Në emër të spitalit çmimin e kanë marrë Marija Kapitanovska- drejtoreshë e burimeve njerëzore.

Mbrapa punës së markës “Acibadem Sistina” për 14 vjet qëndrojnë shumë suksese të arritura, ndërhyrje pioniere, histori të suksesshme, ekip profesional dhe pajisje më bashkëkohore në vendin tonë dhe rajon. Deri më tani në këtë spital janë kryer më shumë se 170 000 ndërhyrje kirurgjikale, 1 700 000 shërbime ambulatore dhe më shumë 1 000 000 pacientë të regjistruar.  Falë profesionalizmit të ekipit dhe kushteve modern për kujdes shëndetësor, spital klinik “Acibadem Sistina” vazhdon të jetë zgjedhja e parë e pacientëve në vendin tonë dhe rajon. Në këtë spital punojnë më shumë se 210 specialistë të fushave të ndryshime dhe më shumë se 400 infermierë, ndërsa ekspertiza e tyre me pajisjen më modern jep trajtimin më të mirë për çdo pacient.