fbpx

“ACIBADEM SISTINA” ORGANIZOI NJË TAKIM PROFESIONAL PËR NGRITJEN E VETËDIJES PËR SIFILIZIN

07.04.2023

Me rastin e Ditës botërore të Shëndetit, 7 prill, në spitalin klinik “Acibadem Sistina” u mbajt takimi profesional online me temë: Epoka e re e sëmundjeve të vjetra- sifilizi”. Takimi profesional kishte për qëllim që ta ngritë vetëdijen për këtë sëmundje e cila shënon trendin e rritjes.

Drejtori mjekësor i spitalit, Prof. Dr. Igor Kaftanxhiev dhe shefi i Departamentit të dermatovenerologjisë dhe kryetar i Shoqatës së dermatovenerologëve , Prof. Dr. Andrej Petrov me një fjalim përshëndetës filluan këtë takim.

sifilis

Ligjërues në këtë takim ishin: Dr. Vesna Pljakovska, dermatovenerologe e cila ka folur për stadiumet klinike të sifilizit, Dr. Kornelija Trajkova, gjinekologe- obstetre e cila shpjegoi rekomandimet për diagnozë dhe trajtim të sifilizit në shtatzëni, ndërsa Dr. Biljana Qurçiq, mikrobiologe dha mendimin profesional lidhur me kompleksitetin e testimit për sifiliz. Rekomandimet për trajtimin e kësaj sëmundje i shpjegoi Prod. Dr. Andrej Petrov, dermatovenerolog.

AS Zoom Collage ALB

Takimi profesional e kanë ndjekur mbi 100 mjekë të specialiteteve të ndryshme. Takimi është në organizim të Shoqatës së dermatovenerologëve në bashkëpunim me Shoqatëns maqedonase multidisiplinare për mikrobiomë humane dhe Shoqatën e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme ndërsa është i akredituar nga Oda e mjekëve.