fbpx

Acibadem Sistina në donacion në spitalin për ortopedi dhe traumatologji “Sv. Erazmo”

20.03.2015

Acibadem Sistina në donacion në spitalin për ortopedi dhe traumatologji “Sv. Erazmo”

Spitali klinik “Acibadem Sistina” dhuroi uniforma mjekësore dhe produkte të tjera për nevoja të Spitalit special për ortopedi dhe traumatologji “Sv. Erazmo” në Ohër.
Rreth 3000 uniforma mjekësore dhe produkte të tjera (rrob-deshanë, peshqirë, këmisha nate, pizhama për fëmijë dhe burra, çarçafë, etj.) u dhuruan sot nga Spitali klinik ‘Acibadem Sistina’, për nevojat e Spitalit special për ortopedoi dhe traumatologji “Sv. Erazmo” në Ohër.
Është një nder dhe kënaqësi , që sot me dhurimin tonë do të japim ndihmën tonë për përmirësimin e kushteve në spital. Jemi krenarë që së bashku do të jemi një shembull se shëndeti privat dhe publik, mund të punojnë së bashku dhe të ndërveprojnë me një qëllim të vetëm, shëndetësi më të mirë për të gjithë. Spitali klinik “Acibadem Sistina” edhe në të ardhmen do të jetë i hapur për bashkëpunim dhe do të mundohet që t’ju përgjigjet nevojave të spitalit – u shprehën nga Spitali klinik “Acibadem Sistina”.
Në përputhje me misionin dhe vizionin për përmirësimin e cilësisë në shëndetësi dhe kujdesin shëndetësor, Spitali klinik “Acibadem Sistina” do të vazhdojë edhe në të ardhmen t’i përmbushë detyrat e veta si një kompani me përgjegjësi sociale. Për këtë qëllim, do të ralizohen më tepër projekte për përmirësimin e sistemit shëndetësorë në Maqedoni.

[widgetkit id=34]