fbpx

“Acibadem Sistina” ka vendosur standarde të reja në shëndetësi

07.04.2017

Intervistë me Prof. Dr. Ljupço Lekovski, drejtor mjekësor

1. Spitali klinik “Acibadem Sistina” shënon 7 vjetorin e hapjes së tij. Çfarë do të thotë për pacientët ekzistenca e spitalit privat në drejtim të shërbimit shëndetësor?

Vizioni i spitalit “Acibadem Sistina” është përcaktuar qartë që në ditët e para të hapjes, dhe ai është sigurimi më I lartë mjekësor, sipas standardeve të njohura botërore. Pacientin e kemi vendosur në qendër të vëmendjes dhe çdo gjë që bëjmë, cdo proces i ri, procedura të reja, investime në pajisje të reja dhe staf të ri, e bëjmë me qëllim për të ofruar shërbime më të mira dhe më cilësore për pacientët tanë.

Gjatë 7 viteve të kaluara, spitali klinik “Acibadem Sistina” ka treguar se çdo institucion shëndetësor mund të punojë sipas shembullit të qendrave shëndetësore botërore, dhe të aplikojë standardet botërore në trajtimin e pacientëve. Kemi futur një qasje multidisiplinare në trajtimin e pacientëve e cila jep rezultate të shkëlqyera jo vetëm përsa i përket diagnozës por edhe në planifikimin e trajtimit të mëtejshëm.

Acibadem Sistina, vitet e fundit ka rritur kapacitetin dhe futjen e procedurave të reja, duke përfshirë edhe qendrën e parë private në rajon PET/CT…

Qëllimi ynë është që të jemi pionierë në rajon përsa i përket teknologjisë, intervenimeve dhe stafit mjekësor. Hapëm qendrën e parë private PET në rajon, kemi krijuar qendrën e parë private të specializuar për trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje. Kemi investuar në akseleratorin e fuqishëm TRILOGY, duke filluar nga viti i kaluar, jemi të vetmit të cilët posedojmë aparatin e rezonancës magnetike 3 Tesla, i cili ka sjell një epokë të re në fushën e diagnostikimit. Kemi futur trajtimin me lazer të prostatës së zgjeruar, me ndihmën e lazerit Green Light. Ne jemi pionierë edhe në futjen e procedurave të reja IVF, kirurgjisë minimalisht invazive, duke shkurtuar kohëzgjatjen e trajtimit dhe kohën e shërimit të pacientëve.

2. Vitin e kaluar spitali ka marrë akreditimin prestigjoz JCI, sa ka kontribuar kjo në rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor?

Me pak fjalë, marrja e këtij akreditimi do të thotë shërbim profesional dhe i lartë shëndetësor, cilësi dhe siguri në çdo proces spitalor. Vendosja e punës sipas këtyre standardeve do të thotë profesionalizëm, parashikim dhe shmangie të rreziqeve të mundshme përsa i përket shëndetit të pacientëve, informim i pacientëve dhe familjarëve të tyre në lidhje me procesin trajtimit, eliminim i gabimeve mjekësore, regulla të përcaktuara për çdo punonjës.

Me marrjen e akredititmit “Acibadem Sistina” ka vendosur një standard të ri në sistemin shëndetësor në Republikën e Maqedonisë. Marrja e akreditimit ishte një sfidë e madhe për ne. Tani secili prej nesh punon në përmbushjen e standardeve dhe mirëmbajtjen e tyre. Akreditimi ishte një konfirmim i suksesit dhe procesit të implementimit të të gjitha standardeve në të cilat spitali punonte gjatë tre viteve të fundit.

3. Vitin e kaluar investuat edhe në hapjen e poliklinikës

Po, “Acibadem Sistina” ka hapur poliklinikën e parë në Manastir. Aty ofrohen shërbime mjekësore në pediatri, gjinekologji dhe akusheri, mjekësi interne, kardiologji si dhe ofron spital ditorë për të rritur dhe spital ditorë pediatrik. Me këtë investim, kujdesi i lartë mjekësor është bërë më i arritur për pacientët e qytetit të Manastirit dhe rajonin. Përveç mjekëve të rregullt, në këtë poliklinikë kontrolle dhe konsultime kryejnë edhe mjekë nga spitali klinik “Acibadem Sistina” duke shmangur në këtë mënyrë udhëtimin e pacientëve drejtë qytetit të Shkupit.

4. Për 7 vjet, janë regjistruar 450.000 pacientë , si e shikoni ju këtë fakt?

Jemi krenarë që pacientët e kanë njohur vizionin tonë, dhe që na e kanë besuar shëndetin e tyre dhe atë të familjarëve të tyre. Për 7 vite me rradhë 450.000 pacientë kanë qenë pjesë e sistemit tonë. Çdo ditë rritet numri i pacientëve, jo vetëm nga Maqedonia, por edhe nga rajonet përreth. Spitali klinik “Acibadem Sistina” është gati për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave specifike të pacientëve të grupeve të ndryshme. Përveç trajtimit të sëmundjeve, kemi krijuar edhe një sistem që ofron mjekësi parandaluese, dhe jemi të lumtur që gjithnjë dhe më tepër rritet ndërgjegjësimi i pacientve në lidhje me kontrollet e rregullta parandaluese, për zbulimin në kohë të sëmundjeve, dhe për ruajtjen e një stili të shëndetshëm jetese.