fbpx

“Acibadem Sistina” ka ndarë çmime jubilare për të punësuarit- më shumë se dy dekada përkushtim dhe besueshmëri

12.12.2023

“Acibadem Sistina” ka ndarë çmime jubilare për të punësuarit- më shumë se dy dekada përkushtim dhe besueshmëri

Spitali privat më i madh dhe më modern në vendin tonë dhe rajon “Acibadem Sistina”, i cili është lider në sektorin e shëndetësisë për më shumë se dy dekada, punonjësve e tij afatgjatë dhe anëtarëve në pension që ishin pjesë e kësaj kompanie ua dorëzoi çmimet dhe mirënjohjet për përkushtimin, besnikërinë, profesionalizmin dhe kontributin e tyre gjatë viteve të fundit.

CAN Edit

Një pjesë e të punësuarve të cilët morën çmim janë 55 punonjës aktivë në spitalin “Acibadem Sistina” me më shumë se 20 vjet stazh pune, 27 mjekë në pension, 18 infermierë në pension dhe staf tjetër. Në këtë aktivitet u ndanë çmimet pas vdekjes për kontributin e veçantë të tre mjekëve të cilët të ishin pjesë e ekipit të spitalit që paraqet një nder për spitalin dhe menaxhmentin.

Në listën e të punësuarve që morën çmim që punonjës të cilët janë pjesë e këtij sistemi për më shumë se 20 vjet. Punonjësit që filluan karrierën e tyre në spitalin “Malla Bogorodica” – Sistina, e më pas me investimin më të madh në sektorin privat, mbetën si pjesë e Spitalit klinik “Acibadem Sistina”.

“Ne jemi krenarë për statusin momental të Spitalit klinik “Acibadem Sistina”, por jemi edhe më krenarë se si arritëm deri këtu, për historinë tonë dhe njerëzit me të cilët e ndajmë atë. Jemi mirënjohës për kontributin e paçmuar të çdo individi që ishte pjesë e fillimit të spitalit më shumë se 20 vjet më parë. U jemi mirënjohës të gjithë atyre që ndanë me ne vizionin që kishim edhe kur spitali ishte vetëm një themel dhe i qëndruam besnik deri më sot” – thotë z. Jordan Kamçev, themelues i markës “Sistina” dhe iniciator kryesor i kësaj ngjarje.

“Mund të them se ‘Acibadem Sistina’ është shembull për një koncept të suksesshëm të kujdesit të integruar shëndetësor në të cilin ne vazhdojmë të arsyetojmë besimin e pacientëve, të investojmë në staf me përvojë, profesional dhe të investojmë në teknologjitë më të fundit, me qëllim për të qenë në hap me trendët mjekësorë botërorë”, shtoi Kamçev.

Mjekët me renome, disa profesorë eminentë, si dhe stafi tjetër mjekësor në spitalin “Acibadem Sistina” janë një shenjë dalluese dhe vërtetim për cilësinë e punës së spitalit. Spitali klinik “Acibadem Sistina” vlerëson dhe çmon thellësisht ndikimin që një ekip profesionistësh besnikë dhe me përvojë ka mbi cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve dhe suksesin e përgjithshëm të institucionit. Kjo vlerë e madhe e spitalit se bashku me investimin e vazhdueshëm në pajisjet mjekësore dhe teknologjitë moderne janë faktorët kyç me të cilët “Acibadem Sistina” ka më shumë se 20 vjet që vendos standarde për përsosmëri në industrinë e shëndetësisë.

Këta përvjetorë me rëndësi të madhe për kompaninë ashtu edhe për punonjësit dëshmojnë për sinergjinë mes udhëheqjes vizionare të menaxhmentit dhe përkushtimit të palëkundur të punëtorëve në “Acibadem Sistina”.