fbpx

“ACIBADEM SISTINA” ISHTE PJESË E KURSIT NDËRKOMBËTAR PËR RISITË NË KIRURGJINË NEONATALE DHE PEDIATRIKE

30.08.2024

Në organizim të Shoqatës Evropiane të kirurgëve pediatrik  (EUPSA) në Shkup u mbajt kursi ndërkombëtar në temë “Risitë në kirurgjinë neonatale dhe pediatrike”. Në këtë ngjarje të rëndësishme ku morën pjesë kirurgë të shquar pediatrik nga Evropa u prezantuan avancimet më të fundit në diagnostikimin dhe trajtimin e anomalive kongjenitale tek foshnjat dhe fëmijët.

Falë ftesës së Doc.Dr. Risto Simeonov, kirurg pediatrik në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Shoqatës maqedonase të kirurgëve pediatrik, vendi ynë ishte nikoqir i ngjarjes ndërkombëtare të këtij viti.  

“Kemi nderin e veçantë që patëm mundësinë t’i ndajmë njohuritë më të fundit në punën tonë, por edhe të shohim deri ku është zhvillimi i kirurgjisë pediatrike dhe kirurgjisë neonatale në korniza evropiane. Jam i kënaqur që ftesën për ligjërues e pranuan disa nga kirurgët më të mirë pediatrik dhe që patëm mundësinë t’i ndjekim trendët e reja dhe arritjet në këtë fushë”, tha Doc.dr. Risto Simeonov.

Kirurgjia robotike në pediatri, metodat më të fundit laparoskopike në diagnostikimin dhe në trajtimin, gjendjet urgjente,  anomalitë kongjenitale tek foshnjat ishin disa prej ligjëratave të kirurgëve të shquar pediatrik në Kursin e 15-të ndërkombëtar.

Si spital që vazhdimisht po përpiqet t’i ndjekë trendët më të reja në trajtimin e pacientëve, “Acibadem Sistina” ishte mbështetësi i kësaj ngjarje të rëndësishme me qëllim kryesor që të  kontribuojë në edukimin e personelit mjekësor në fushën e kirurgjisë pediatrike.