fbpx

„Аcibadem Sistina” i uli çmimet për hospitalizim të fëmijëve: Një mundësi për të gjithë fëmijët të marrin kujdesin e duhur mjekësor në kushtet e pandemisë

14.01.2021
Pedijatrija al
Pedijatrija al

Spitali klinik “Acibadem Sistina” i uli çmimet e hospitalizimit për 20% në spitalin e ri pediatrik më bashkëkohor në rajon. Çmimet e reja vlejnë nga fillimi i këtij muaji më qëllim që spitali të jetë më i disponueshëm për të gjithë pacientët në kushte të pandemisë nga koronavirusi kur kapacitetet spitalore dhe trajtimet mjekësore janë të kufizuara. Në këtë mënyrë spitali dëshmon se kujdesi gjithmonë është prioritet. Spitali klinik “Acibadem Sistina” është i vetmi spital privat i cili bën hospitalizim.

“Me uljen e çmimeve dëshirojmë që të bëhemi më të disponueshëm në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për fëmijët në kushtet e pandemisë. Bëhet fjalë për ulje të çmimeve për hospitalizim duke pasur parasysh që jemi i vetmi spital i cili hospitalizon fëmijë me probleme shëndetësore. Çmimet e reja kanë të bëjnë vetëm me pjesën e hospitalizimit të fëmijëve në pediatri dhe më këtë duam t’u dalim në ndihmë qytetarëve dhe fëmijëve të tyre që duhet të marrin kujdes mjekësor në këto kushte specifike”, thotë Dr. Dushko Fidanovski, specialist pediatër.

Çmimet në këto pako kanë të bëjnë me fëmijët që gjatë hospitalizimit të tyre qëndrojnë së bashku me një prind. Në mënyrë shtesë, mbetet zbritja nga 10% për fëmijët e lindur në spitalin tonë.

Kujdesi në spitalin tonë është në nivel më të lartë si në klinikat më moderne dhe më bashkëkohore në botë. Në kushte të pandemisë respektohen standardet më të larta për siguri dhe duke marrë parasysh faktin se hospitalizohen fëmijë që kanë probleme të tjera shëndetësore, së pari bëhet PCR test për detektimin e koronavirusit.

Dr. Fidanovski thotë se Spitali klinik “Acibadem Sistina” disponon me një qendër neonatale transportuese që mund të përdoret për transport edhe deri në spitale të tjera ose klinika në vendet e rajonit. Në mënyrë shtesë tani mund të bëhet transport edhe për fëmijë më të mëdhenj, jo vetëm për foshnja.

pedijatrija

Spitali i ri pediatrik pranë Acibadem Sistina është i vetmi spital i këtij lloji në rajon. Me një sipërfaqe prej 4.000m2 disponon me një Qendër emergjente pediatrike, Kardiokirurgji pediatrike me njësi të kujdesit intensiv dhe Kardiologji intervente pediatrike, një spital ditor, Qendër për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e fëmijëve me të gjitha format e vonesës në zhvillim. Në spitalin janë përfshirë 210 profesionistë.

pedijatrija

Ekipi mjekësor përbëhet nga 80 infermierë, 36 ndihmës infermierë dhe personel shtesë ndihmës. Sipas numrit të personelit, shërbimeve dhe trajtimit që e ofron për fëmijët së bashku me kuadron e lartë të mjekëve me renome, teknologjinë e avancuar dhe aparaturën me të cilën është i pajisur merr primatin e spitalit të vetëm më bashkëkohor pediatrik të këtij lloji në vendin tonë dhe rajon.

Në kuadër të Spitalit pediatrik ka një repart spitalor me 15 dhoma spitalore me një shtretër, prej tyre dy janë VIP dhe një dhomë për izolim me tension negativ. Reparti spitalor i Departamentit të Neonatologjisë ka 27 shtretër neonatal sipas parimit nënë-fëmijë (rooming in), ndërsa njësia e kujdesit intensiv neonatal disponon me 13 shtretër intensiv, 2 prej tyre janë në izolim, ndërsa departamenti Departamenti i Kujdesit intensive neonatal ofron trajtimin e foshnjave të sëmurë kritike të lundira në spitalon tone ose në spitale të tjera, trajtim intensiv me zbatimin e të gjitha llojeve të ventilimit invasiv, joinvasiv dhe ventilim me frekuencë të lartë, disponon me 13 vende intensive, dy prej tyre janë me mundësi për izolim të pacientit.