fbpx

“ACIBADEM SISTINA” ËSHTË FURNIZUAR ME LASERIN MË TË SOFISTIKUAR DHE MË BASHKËKOHOR

31.10.2023
AS Urologija Okt FB Post ALB

Kombinimi i teknologjisë më moderne dhe specialistëve profesionalë

Departamenti i Urologjisë në “Acibadem Sistina”, i cili përbëhet nga mjekë eminentë nga vendi ynë dhe rajoni është furnizuar me laserin më të sofistikuar dhe më bashkëkohor Quanta Cyber Ho Laser për trajtimin e të gjitha problemeve urologjike. Ky laser i gjeneratës së fundit të holmiumit, me të cilin bëhen tri lloje të operacioneve laserike në prostatë beninje – vaporizim, vaporesekcion dhe enukleacion (heqja e plotë të prostatës) shërben edhe për thyerjen e të gjitha llojeve të gurëve në fshikëz, uretrës dhe veshkat, pavarësisht nga gurtësia e tyre. Laseri ofron gjithashtu mundësinë për incizion të plotë të ngushtimeve në çdo lokacion në traktin urinar.

Kur përdoret laseri?

Quanta Cyber ​​​​Ho është një laser i holmiumit i gjeneratës së fundit, i cili arriti të përmbushë pritshmëritë e urologëve, të jetë e vetmja platformë që do të kryejë të gjitha procedurat urologjike endoskopike, si:

• Thyerja e gurëve në uretër, përmes uretroskopisë rigide

• Thyerja e gurëve në veshkë, përmes renoskopisë fleksibile

• PCNL (nefrolitotripsi perkutane)

• Vaporizimi i prostatës

• Vaporesekcioni i prostatës

• Enukleacioni i prostatës (heqje)

• Ablacioni i tumoreve të fshikëzës së urinës

• Incizioni (prerje pa gjak) i ngushtimeve të çdo pjese të traktit urinar.

Shpejt dhe pa dhimbje i eliminon gurët në sistemin urinar

Me përdorimin e metodës minimale invazive, sistemi i sofistikuar i laserit Holmium do t’i largojë problemet e shkaktuara nga gurët në traktin urinar. Rrezja e laserit ndikon drejtpërdrejt në gurët, duke i copëtuar në copa më të vogla, pa dëmtuar indin e shëndetshëm përreth dhe duke mos shkaktuar valë goditëse. Përvojat e deritanishme kanë treguar se laseri i Holmiumit është efektiv, pavarësisht nga madhësia, lokacioni, gurtësia dhe përbërja e gurëve. Gjithashtu jep rezultate të shkëlqyera tek pacientët me një numër të madh gurësh. Ky laser i fuqishëm është një risi e jashtëzakonshme, e cila me ndihmën e teknologjive të fuqishme bën fragmentim efikas të të gjitha llojeve të gurëve, me një kontroll të jashtëzakonshëm të retropulsionit, pra fuqisë së gurëve për të “ikur lart”. E thënë thjesht, fjalë për fjalë çdo gur në traktin urinar e shndërron në pluhur.

Koha e shkurtuar e trajtimit dhe trajtimit spitalor, pa komplikime postoperative

Duke ofruar mundësitë për t’u copëtuar dhe për t’u shndërruar gurët në pluhur me një shpejtësi të madhe, ky laser ul ndjeshëm kohën e litotripsisë tek pacientët me gurë të mëdhenj në ureterët (kanalet urinare) ose gurë në veshkat, gjë që u lejon urologëve të cilët kryejnë këto ndërhyrje t’i kryejnë të gjitha procedurat e njohura për eliminimin e gurëve p.sh. URS, FURS, RIRS, PCNL.

Standard i artë për ndërhyrjet e prostatës së zmadhuar

Cyber Ho është laser me energji të lartë i cili ofron mundësi për operimin e suksesshëm të prostatave me madhësi të ndryshme, prandaj këta laserë mund të kryejnë vaporizim- opsion të dizajnuar për të eliminuar disa inde në një njësi kohore, me kontroll të njëkohshëm të gjakderdhjes. Gjithashtu, me këtë laser hiqen edhe prostatat e zmadhuara me anë të metodës HoLep– standardi i ri i artë për trajtimin e prostatave të zmadhuara beninje.  Këto dy metoda përmirësojnë rezultatin në trajtimin e zmadhimit beninj të prostatës, shkurtojnë kohën operative, ulin shkallën e komplikimeve, shkurtojnë kohën e qëndrimit në spital dhe nevojën për transfuzion të gjakut. Këto procedura janë të dobishme dhe mund të përdoren edhe te personat e moshuar dhe nuk kanë nevojë që të ndërpresin marrjen e terapisë antikoagulante. Në të njëjtën mënyrë, ai gjithashtu mund të bëjë enukleacioni i tumoreve në fshikëzën e urinës. Gjithashtu ka një mënyrë për incizion pa gjakderdhje  – duke prerë ngushtimet e kanaleve urinare në çdo lokacion.

Ekip i mjekëve liderë në rajon

Përveç procedurave standarde për diagnostikimin dhe trajtimin, si dhe ekzaminimet urologjike parandaluese, ekipi urologjik kryen edhe operacionet më komplekse rikonstruktive të traktit urogjenital tek fëmijët dhe të rriturit. Këta mjekë janë pionierë në shumë ndërhyrje mjaft komplekse, gjë që e bën Departamentin e Urologjisë lider në vendin tonë dhe rajonin.

Zbritje speciale gjatë muajit të shëndetit të burrave

Me rastin e muajit të shëndetit të burrave, Spitali klinik “Acibadem Sistina” ka përgatitur një pako speciale urologjike parandaluese me 50% zbritje. Kjo pako përfshin: një ekzaminim konsultativ specialistik, antigjen specifik i prostatës PSA dhe eko e traktit urogjenital me uroflometri me çmim nga 6000 denarë, si dhe ofron 40% zbritje për përcaktimin e rrezikut nga karcinoma e prostatës me MRI 3 Tesla.