fbpx

„Acibadem Sistina” disponon me teknologji bashkëkohore për detektimin e mutacionit të koronavirusit

31.01.2021

Spitali klinik “Acibadem Sistina” rriti nivelin e parandalimit në lidhje me format e mutacioneve të virusit Sars-CoV-2, dmth. koronavirusit. Në laboratorin molekular të spitalit ka një test më të cilin detektohen mutacionet e krijuara të virusit. Përveç detektimit klasik të virusit disponon me teknologji bashkëkohore me të cilën detekton gjenin specifik të muaticonit britanik të virusit. Çdo pacient i cili sipas simptomave klinike tregon prezencën e virusit, ndërsa në bazë të testit të zakonshëm nuk është pozitiv, atëherë ai mund të kryejë një analizë shtesë laboratorike dhe testim i cili përfshin nënllojin e ri të mutacionit të Covid- 19. Testimet do të zbatohen vetëm për pacientët e shtrirë ose pacientët që duhet të hospitalizohen ndërsa janë me pasqyrë të dyshimtë klinike për Covid-19