fbpx

“Acibadem Sistina” dhuroi mbi 60 kompjuterë në dy shkolla fillore

04.03.2020

Donacija foto

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” si kompani e përgjegjshme shoqërore që në vazhdimësi jep kontribut për përmirësimin e zhvillimit shoqëror dhe angazhohet për avancim të arsimimit në Maqedoni, dhuroi kompjuterë dhe pajisje kompjuterike në dy shkolla fillore me mësim në gjuhën turke “Mustafa Kemal Ataturk” dhe “Ali Fethi Okyar”.

Për ne është nder dhe kënaqësi se me këtë donacion tonë kontribuojmë në përmirësimin e programit mësimor, atje ku ka nevojë. Në tri shkollat rajonale të SHF “Mustafa Kemal Ataturk” nxënësit deri tani nuk kanë pasur as një kompjuterë, duke falë donacionit të spitalit “Acibadem Sistina” nxënësit në këtë shkollë do të kenë në dispozicion 34 kompjuterë me çka do të përmirësohet cilësia e mësimit.

“Falënderoj spitalit “Acibadem Sistina” për donacionin e kompjuterëve që janë shumë të mirëpritur për përmirësimin e teknologjisë informatike në spitalin tonë. Nxënësit dhe mësuesit do të kenë metodologji më të mirë për realizimin e procesit edukativ dhe arsimor. Në tri shkollat rajonale që kemi, për fat të keq nuk kishte as një kompjuter dhe ky donacion paraqet lehtësim i madh për nxënësit dhe mësuesit. Një pjesë prej kompjuterëve do të dërgohet në shkollat rajonale, ndërsa një pjesë në shkollën qendrore fillore në Dolno Koliçani, komuna e Studeniçanit”, tha drejtori i shkollës Sabri Imer.

Edhe drejtori i shkollës fillore komunale “Ali Fethi Okyar” në fshatin Debrishte, komuna e Dolnenit shprehi falënderim për donacionin.

“Donacioni i spitalit “Acibadem Sistina” është me shumë rëndësi për shkollën tonë dhe për cilësinë e mësimit që në shkollën tonë zhvillohet në maqedonisht, turqisht dhe një gjuhën shqipe. Ne disponojmë me rreth një qind kompjuterë , por me këtë donacion në mënyrë shtesë do të mundësojmë mësuesve ta pasurojnë dhe avancojnë programin mësimor”, theksoi drejtori i shkollës Ismet Memedovski.

Me qellim të japë kontribut në zhvillimin shoqëror dhe për një jetë më cilësore për të gjithë, Spitali Klniik “Acibadem Sistina” edhe në të ardhmen do të vazhdojë me donacione të këtilla.