fbpx

30% ZBRITJE NË TRAJTIMET LASERIKE DERI NË FUND TË MUAJIT MARS

23.02.2024

NDALONI PROCESIN E PLAKJES SË LËKURËS SUAJ

AS LaserskiTretmani Campaign KOREKCIJA

Me kalimin e kohës, lëkura jonë kalon nëpër procese të ndryshme. Plakja e lëkurës shkaktohet nga ndikimet e brendshme dhe të jashtme ndërsa ne mund të veprojmë në mënyrë parandaluese ​​ndaj disa ndryshimeve. Falë laserëve dermatologjikë më modernë, të gjitha problemet dhe mangësitë e lëkurës trajtohen me sukses. Në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” ofrohen trajtime për ripërtëritje, shtrëngimin dhe përforcimin e lëkurës, trajtim të rrudhave, akneve, strijave, skuqjes dhe pigmentimeve të lëkurës ndërsa pas trajtimit lëkura duket e shndritshme dhe e butë me një efekt afatgjatë.

“Ka shumë lloje të ndryshme laserësh që përdoren për qëllimet kozmetike, por të gjithë ata ndahen në dy kategori kryesore: laserë ablativë dhe jo-ablativë. Gjatë trajtimit me laserët ablativë, shtresa e sipërme e lëkurës hiqet dhe lëkura rigjenerohet pas disa javësh. Gjatë trajtimit estetik të lëkurës me laser jo-ablativ, sipërfaqja e lëkurës mbetet e paprekur, laserët veprojnë nën sipërfaqen e lëkurës dhe lëkura rigjenerohet shpejt. Me këto trajtime zgjidhen problemet me hiperpigmentimin, njollat ​​e moshës, janë shumë efektive në trajtimin e venave të zgjeruara, linjave të holla, rrudhave dhe për heqjen e qimeve të padëshiruara”, thotë Prof. Dr. Andrej Petrov, dermatovenerolog.

RIPËRTËRITJE E LËKURËS ME LASER

Çdo pjesë e trupit mund të trajtohet me laserin frakcional eCO2. Laseri fractional eC02 është teknologjia më moderne për ripërtëritje dhe trajtimin e mangësive të lëkurës. Ndikon në heqjen e rrudhave, vijave të holla të lëkurës, përmirëson pamjen e lëkurës, strukturën e lëkurës, mbyll poret e zmadhuara dhe ndikon në shtrëngimin dhe përforcimin e lëkurës. Ky trajtim jep rezultate të jashtëzakonshme në trajtimin e strijave, siringomave, nishaneve.

KRIJIMI I KOLAGJENIT TË RI

Pas 48 orësh, trajtimi përfundon me rinovimin e shtresave sipërfaqësore të lëkurës (riepitelizim). Rritja e kolagjenit përmirëson lëkurën gjatë 3-6 muajve të ardhshëm.
“Laserët shkaktojnë dëmtime të padukshme në lëkurë, depërtojnë në shtresat e poshtme të lëkurës dhe stimulojnë prodhimin e shëndetshëm të kolagjenit. Ndonjëherë mjafton vetëm një seancë për të marrë rezultate të dukshme. Procesi i rikuperimit pas trajtimit është shumë i shpejtë. Lëkura e butë dhe e lëmuar, fiton shkëlqim dhe një pamje rinore”, shpjegon doktor Petrov.

TRAJTIM I AKNEVE DHE SHENJAT E AKNEVE

Nuk ka shkop magjik për të zgjidhur problemin e akneve dhe shenjave të akneve, por doktor Petrov thotë se trajtimi me laserin eCO2 është shumë efektiv në trajtimin e të gjitha llojeve të shenjave, duke përfshirë shenjat e akneve. Falë teknologjisë inovative laserike, problemi mund të zgjidhet me këmbëngulje, kujdes të duhur dhe trajtime.

Laserët eCO2 janë standardi i artë për trajtimin e disa sëmundjeve të lëkurës, siç janë shenjat e akneve. Laserët frakcionalë ablativë japin rezultate të shkëlqyera dhe shkurtojnë kohën e shërimit duke reduktuar komplikimet në krahasim me sistemet e tjera laserike. Trajtimi i akneve dhe shenjave të akneve me teknologji laserike fillon me një ekzaminim të detajuar nga një dermatovenerolog, i cili do ta vlerësojë gjendjen e lëkurës së pacientit dhe do të krijojë një plan trajtimi për të arritur rezultatet e dëshiruara në kohën më të shkurtër të mundshme”, shpjegon Dr. Petrov.

PA EFEKTE TË PADËSHIRUESHME

Është shumë e rëndësishme të tregohet se gjatë trajtimit nuk shkaktohet trauma termike në indet. Efektet anësore siç është rreziku nga depigmentimi dhe shenjat, skuqja e zgjatur pas trajtimit dhe nevoja për të shmangur ekspozimin në diell për një periudhë të gjatë kohore reduktohen dhe procesi i shërimit pas trajtimit është shumë i shpejtë.

MBIKËQYRJE PROFESIONALE NGA SPECIALISTËT

I gjithë ekipi në departamentin Center of Perfection është trajnuar për punë me laser në disa qendra të njohura botërore të mjekësisë. Çdo pacient trajtohet sipas një plani individual nën mbikëqyrjen e një eksperti. Me këtë qasje pacientit i mundësohet siguri dhe efikasitet, si dhe mbrojtje nga komplikimet dhe efektet anësore. Prof. Dr. Petrov thotë se është shumë e rëndësishme që trajtimet me laser të kryhen në një qendër përkatëse mjekësore, sepse çdo punë jo profesionale me laser dhe punë në kushte jo adekuate mund të shkaktojë pasoja të rënda për shëndetin tuaj.

Center of Perfection disponon me disa laserë për trajtimin e gjendjeve të ndryshme dermatologjike dhe problemeve estetike. Disponojmë me laser frakcional eCO2 i cili  është standard i artë për ripërtëritjen e lëkurës dhe trajtimin e shenjave nga aknet, por edhe për ndryshime të vogla operative të lëkurës,  laser Er- YAG për ndërhyrje operative dhe estetike të lëkurës, trajtime të problemeve vaskulare të lëkurës me laser Nd YAG- për heqjen e hemangiomëve dhe kapilarëve në lëkurë, laser dioden dhe laser Aleksandrit për trajtimin e qimeve dhe thonjve.  Center of Perfection  ofron zgjidhje të përhershme të qimeve të padëshiruara me laserin më bashkëkohor për epilacion. Numri mesatar i trajtimeve për epilacion laserik janë 6 sesione.

30% ZBRITJE NË TË GJITHA TRAJTIMET LASERIKE DERI NË FUND TË MARSIT

Deri në fund të muajit mars, të gjitha trajtimet laserike në Departamentin e Dermatovenerologjisë në Spitalin Klinik Acibadem Sistina do të jenë më të lira me  30%. Për të rezervuar një termin për konsultim dhe ekzaminim, duhet të telefononi në numrin 02 3099 500.