fbpx

13 VJET NGA THEMELIMI, “ACIBADEM SISTINA” U BË QENDRA KLINIKE LIDERE ME PAJISJE MË BASHKËKOHORE DHE SPECIALISTË PROFESIONALË

07.04.2023

Mbi 150.000 ndërhyrje kirurgjikale, mbi 1.400.000 ekzaminime, më shumë se një milion pacientë të kënaqur nga vendi dhe rajoni flasin për besimin e madh të pacientëve në “Acibadem Sistina”. Si një spital i cili është lider i dëshmuar në sektorin shëndetësor në vazhdimësi vendos standarde të reja në shëndetësi përmes kujdesit të lartë për pacientët, protokollet më bashkëkohore në trajtim dhe zbatimin e teknologjisë më të sofistikuar mjekësor.

Investime në teknologji moderne dhe kudër profesional

Vitin e kaluar Spitali Klinik “Acibadem Sistina” investoi në gjeneratën më të re të tomografit kompjuterik Revolution Apex CT 512-Slices. Me këtë investim në vlerë prej 1.600.000 euro, “Acibadem Sistina” është i vetmi spital në rajon që posedon aparatin më të fundit mjekësor në diagnostikim nga prodhuesi më i madh botëror i pajisjes mjekësore „GE Healthcare“.

Përveç investimit në pajisje më bashkëkohore, vitin e kaluar spitali rriti numrin e specialistëve mjekësore të fushave të ndryshme të cilët plotësuan ekipin mjekësor dhe e avancuan shërbimin shëndetësor për pacientët. Në këtë spital punon një ekip mjekësor mbi 200 mjekë specialistë dhe më shumë se 400 infermiere, ndërsa ekspertiza e tyre me pajisjen më bashkëkohore mjekësore jep trajtimin më të mirë për çdo pacient.

Zhvillimi i radiologjisë intevente  

Një nga risitë e fundit në funksionimit të spitalit është investimi në zhvillimin e radiologjisë intervente. Me investimet në pajisje dhe kuadër, Departament i radiologjisë u bë qendra më e mirë në rajon ku kryhen operacionet më komplekse joinvasive të sëmundjevem trajtimet e sulmeve në tru dhe aneurizmat viscelare, trajtime të targetuara të tumoreve dhe metastazave të zgjerimeve dhe stenozave të enëve të gjakut.

Në spital është instaluar një nga aparatet angiografike më të sofistikuara në vendin tonë, me të cilin kryhen ndërhyrjet vaskulare më komplekse. Në “Acibadem Sistina” këtë vit do të instalohet edhe salla hibride e angiografisë, e cila do të jetë e vetmja sallë në rajon.

Godini AS Post ALBArtboard copy

Akreditimi i tretë për standardet më prestigjoze për cilësi dhe siguri

Spitali klinik “Acibadem Sistina” ka marrë akreditimin e Joint Commission International, organizatës më prestigjioze për akreditimin e objekteve shëndetësore sipas standardeve botërore për cilësi dhe siguri të pacientëve. Ky është riakreditimi i tretë për spitalin që paraqet dëshmi evidente për ruajtjen e standardeve të larta në kujdesin ndaj pacientëve. Riakreditimi më i suksesshëm është vetëm një konfirmim se i gjithë ekipi i spitalit me sukses i zbaton standardet e JCI dhe vazhdimisht përpiqet të përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e pacientëve.

“Acibadem Sistina” është pjesë e zinxhirit të dytë më të madh botëror të spitaleve IHH

Në vitin 2011, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” iu bashkua grupit më të madh të spitaleve në Evropën Juglindore “Acibadem”, si dhe ishte spitali i parë i këtij gjiganti shëndetësor jashtë kufijve të Turqisë. Vetëm një vit më vonë, në vitin 2012, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” shënoi një tjetër sukses duke u bërë pjesë e zinxhirit të dytë më të madh të spitaleve, zinxhirit malajzian IHH Group. Hyrja në këtë grup përfaqëson ngritjen e standardeve në mjekim dhe zbatimin e të gjitha teknologjive dhe metodave më moderne në trajtimin mjekësor.