fbpx

Java e infermiereve: Gjatë tërë viti të përkushtuar në shëndetin dhe humanitetin

10.05.2019

Mysafirë nga jashtë vendit, vizita dhe ligjërata, ndërrimi i përvojave dhe njohuri – këto aktivitete ishin pjesë nga java e infermiereve, që tradicionalisht shënohet edhe në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Të rritet ndërgjegjja  e qytetareve për ruajtjen e shëndetit, por edhe të rritet edukimi janë sfidat kryesore dhe qëllime të punëtorëve shëndetësorë. Ky vit Dita ndërkombëtare e Infermiereve  obstetër, 9 maj dhe Dita ndërkombëtare e infermiereve , 12 maj shënohet nën moton “Zë që udhëheq, shëndet për të gjithë”. Drejtoresha e infermiereve në Acibadem Sistina, Biljana Dilevska, thotë se aktivitetet që janë mbajtur japin kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e programeve shëndetësore, por edhe në kujdesin e qytetarëve që është qëllimi kryesor i infermiereve në spital.

Si pjesë nga ky shënimi, një grup nga 60 nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë SHMK “Jovan Kallauzi” -Manastiri dhe një grup nga 30 nxënës nga Shkolla e mesme e mjekësisë nga Suedia vizituan Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Dilevska atyre u mbajt ligjëratë orientuese për punën e infermiereve dhe për aktivitetet e tyre, si dhe ligjërata motivuese për zhvillimin e profesionit të infermieres në vendin tonë.

“Ishim ligjërues edhe në Seksionin e infermiereve të anestezisë ku e prezantuam sistemin e vetëm informativ për edukimet e infermiereve në Maqedoni dhe mënyrat e edukimit dhe kontrollin e njohurive për të njëjtat. Fshati SOS, ishte vendi ku ekipi i Departamentit për sëmundjet e fëmijëve të Spitalit klinik “Acibadem Sistina”, mbajti ligjëratë që i ka përfshirë të gjitha tema që kanë të bëjnë me rritjen dhe zhvillimin e drejt të fëmijëve të moshave të ndryshme. Duke biseduar përmes shembujve u lidhëm me fëmijët dhe kujdestarët dhe me kënaqësi të gjithë u morën vesh për një punëtori tjetër në të cilën përmes këshillave profesionale do të provojmë të japim kontribut për një fëmijëri më të lumtur dhe më të sigurt”, tha Dilevska.

Ajo së bashku me ekipin për edukim kanë mbajtur edhe punëtori edukative në IBU (International Balkan University), në të cilën i kanë njohur kuadrin e profesorëve dhe studentëve me mënyrën e punës së infermierve, thotë Dilevska, punëtori ka pasur edhe për të punësuarit në Stopanska Banka a.d. Bitola, në të cilën përveç diskutimit për shëndetin e të punësuarve u diskutua edhe për nevojën e ekzaminimeve sistematike individuale ose në grup, si dhe për rëndësinë e ndërgjegjes lidhur me mbrojtjen e shëndetit.

Dilevska thotë se java e infermiereve ka përshirë edhe aktivitete lidhur me përgjegjësinë shoqërore dhe ngjarjet humanitare dhe aktivitete.

Lidhur me shëndetin dhe shprehitë e shëndetshme të jetës, infermierit nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” gjatë tërë vitit promovojnë aktivitetet sportive që përveç aspektin shëndetësor dhe kanë qëllim humanitar.

“Përveç që shoqërohemi dhe bëjmë sport në mënyrë të rregullt, morëm pjesë në garat dhe ngjarjet për ngritjen e ndërgjegjes së rrethinës. Tradicionalisht ky vit morën pjesë në garën për Sindromit Down, garën e femrave Avicena, me të cilën dërgojmë mesazh për ndërgjegjen e shëndetit të femrës, garën e të sëmurëve nga Sëmundja e Wilsonit, dhe Maratona e Shkupit WizzAir, ku disa vite përveç pjesëmarrjes, kemi pasur edhe një pult ku infermieret dhanë këshilla për pjesëmarrësit e garës.