Në Departamentin e Mjekësisë Nukleare dhe Qendrën PET në “Acibadem Sistin”a ka filluar të realizohet procedura e re diagnostike NaF PET/CT.
Skanimi i kockave me radioizotopin e ri NaF PET/CT është një metodë moderne diagnostike shumë sensitive për sëmundjet e kockave, veçanërisht për detektimin e metastazave kockore. Kjo metodë mundëson vlerësim shumë preciz të gjendjes së kockave. Përdoret në mjekësinë moderne për zbulimin e hershëm të ndryshimeve të ndryshme, sidomos tek pacientët ku ekziston dyshimi për metastaza kockore ose sëmundje të tjera të sistemit skeletor.
Metoda bazohet në aplikimin e një sasie të vogël radiofarmaceutiku (natrium fluorid – F18), i cili pas aplikimit shpërndahet në eshtra. Aty ku ekziston aktivitet i shtuar i indit kockor krijohet sinjal që detektohet nga aparati. Duke kombinuar PET-in (i cili tregon aktivitetin funksional) dhe CT-në (që jep pamje të detajuar anatomike), fitohet një pasqyrë e plotë dhe precize e sistemit skeletor.
Në krahasim me scintigrafinë klasike skeletore, kjo metodë siguron ndjeshmëri më të lartë dhe rezolucion më të mirë, gjë që mundëson zbulimin e ndryshimeve në fazë më të hershme.
Procedura është e thjeshtë dhe tolerohet mirë. Pas aplikimit intravenoz të radiofarmaceutikut, pritet një periudhë e caktuar kohore (30 deri në 60 minuta), pas së cilës realizohet skanimi i të gjithë trupit që zgjat shkurt (rreth 20 minuta). Nuk nevojitet përgatitje e veçantë, ndërsa pacientët pas përfundimit të ekzaminimit mund të vazhdojnë me aktivitetet e zakonshme.
NaF PET/CT paraqet një mjet të rëndësishëm në diagnostikën moderne, që mundëson zbulim në kohë të ndryshimeve kockore dhe planifikim më të mirë të trajtimit të mëtejshëm.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.