Acibadem Sistina

Cilesi

Joint Commission International

Spitali klinik, Acibadem Sistina mori vulën e artë të cilësisë dhe sigurisë, si rezultat i pajtueshmërisë së punës me standardet e njohura ndërkombëtare.  Vula e artë është dëshmia e cilësisë si rezultat i angazhimit të spitalit për të ofruar shërbim efikas dhe siguri për pacientët e tij. Akreditimi nga JCI paraqet siguri për çdo pacient, se në Acibadem Sistina, pacienti është i sigurt  dhe se do të mund të marrë kujdesin më të mirë mjekësor.

Spitali klinik “Acibadem Sistina” është spitali i parë në vend dhe në rajon i cili ka marrë akreditimin prestigjoz Joint Commission International (JCI). Me këtë, edhe Republika e Maqedonisë është pjesë e hartës botërore të më shumë se 100 vendeve në botë, me spitale të akredituara  nga JCI. Marrja e akreditimit nga JCI, ndryshon sistemin e kujdesit shëndetësor në vendin tonë dhe dëshmon se edhe në Maqedoni mund të punohet sipas standardeve botërore. Qëllimi është shërbimi shëndetësor cilësor dhe siguria e pacientëve.

Çfarë është JCI akreditimi?

Komisioni Ndërkombëtar për Akreditim Joint Commission International (JCI) është themeluar në vitin 1994, ndërsa deri më tani në më shumë se 500 spitale në botë i ka përmirësuar kualitetin, sigurinë dhe efikasitetin e shërbimeve shëndetësore që u ofrohen pacientëve. Selia e kësaj organizate jofitimprurëse është në SHBA, ndërsa është prezent në më shumë se 90 vende në Evropë. Lindjen e Mesme dhe në Singapor. Punon me organizata shëndetësore dhe qeveri ndërkombëtare dhe angazhohet për promovimin e standardeve rigoroze për mbrojtje, të rekomanduara nga Organizata Shëndetësore Botërore. Ky komision u ndihmon spitaleve që t’i arrijnë performansat e larta në kualitetin e mbrojtjes shëndetësore përmes akreditimit, edukimit dhe ndihmës teknike. Për pacientët JCI standardet do të thotë spitale më të sigurta, pasiqë ato janë të inkuadruara në vendimet rreth kujdesit, kanë transparencë më të madhe rreth vendosjes, dhe janë të informuar më mirë për anët pozitive dhe negative.

Të gjithë pacientët mund të raportojnë shqetësimet e tyre në lidhje me sigurinë dhe cilësinë e kujdesit ndaj pacientit deri Joint Commission International në këtë link: https://www.jointcommissioninternational.org/contact-us/report-a-quality-and-safety-issue/

 

Laboratorë diagnostikues dhe laboratori për histopatologji dhe citologji në Spitalin klinik "Acibadem Sistina" janë akredituar sipas standardit Laboratorë mjekësorë - Kërkesat për Cilësi dhe Kompetencë MKC EN ISO15189 nga data 19.11.2015.

Akreditimi është dëshmi se rezultatet dhe gjetjet realizohen sipas standardeve të pranuara ndërkombëtarisht dhe plotësojnë kriteret e cilësisë.
Për shkak implementimit dhe mirëmbajtjes së këtij standardi, rezultatet dhe gjetjet nga Laboratorët diagnostikues dhe Laboratoria për histopatologji dhe citologji pranohen në të gjithë botën.

 

Laboratorë diagnostikues dhe laboratori për histopatologji dhe citologji në Spitalin klinik "Acibadem Sistina" janë të parët dhe të vetmit në vend që kanë metoda të akredituara njëkohësisht në fushat e histopatologjisë, mikrobiologjisë dhe biokimisë.

Laboratori i akredituar mjekësor 

 

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.