Kontrollin tuaj mund ta rezervoni në tre mënyra:
Spitali punon 24 orë në 7 ditët e javës. Orari i punës në ambulancat e rregullta është nha ora 09:00 -20:00. Nëse nuk keni rezervuar termin apo bëhet fjalë për raste urgjente, mund të kërkoni ndihmë profesionale në Qendrën e urgjensës, e cila mbulon të gjitha patologjitë dhe punon çdo ditë 24 orë.
Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” , Qendra e urgjencës funksionon çdo ditë 24 orë, duke ofruar për pacientët shërbime mjekësore në fushën e kirurgjisë, gjinekologjisë, mjeksësë interne (të brenshme) dhe pediatrisë. Nëse kontrollin doni ta kryeni tek ndonjë mjek i përzgjedhur nga ju, atëherë është e nevojshme që të bëni rezervimin e kontrollit tek mjeku që keni përzgjedhur.
Transportin mjekësor mund ta rezervoni në numrin e telefonit 02 30 99 500. Spitali klinik “Acibadem Sistina” disponon disa ambulanca të pajisura me mjetet më bashkëkohore të nivelit më të lartë level A, të cilat janë në dispozicion të transportit të pacientëve nga vendi ku ata ndodhen deri në klinikën tonë, si dhe për transportimin e pacientëve edhe në destinacione më të largëta.
Apartamenti i laboratorisë diagnostikuese ofron një spektër të plotë shërbimesh, ndërkohë që shërbime laboratorike ofrojmë 24 orë në 7 ditët e javës.
Duke pasur parasysh faktin që “Acibadem Sistina” ka pacientë nga i gjithë rajoni, stafi ynë flat 6 gjuhë. Kemi personel me orar të plotë të cilët flasin gjuhët e mëposhtme: maqedonisht, anglisht, turqisht, shqip, serbisht dhe gjermanisht. Me anë të kërkesës tuaj, gjithashtu mund të përkthehet edhe dokumentacioni mjekësor.
Ekipi ynë i departamentit për pacientët ndërkombëtar, do t’ju informojë në lidhje me të gjitha detajet rreth akomodimit tuaj. Ekipi ynë, me kënaqësi do t’ju ofroj ndihmë për tranferimin në aeroport dhe akomodimin tuaj. Ofertat me çmime speciale vetëm për pacientët tanë janë të disponueshme në hotelet më të njohura : “Hotel Merriott “, “Hotel Ibis” dhe “Hotel Ibis Styles” në Shkup. Sigurojmë transport falas nga aeroporti në qytetit dhe anasjelltas, si dhe nga hoteli në spital dhe anasjelltas. Për më tepër informacion, ju lutemi që të drejtoheni në departamentin tonë për pacientët ndërkombëtarë në +38971212131 8:00 am to 4:00 pm (UTC+1Europa Qëndrore) ose në international@acibademsistina.mk
Informacion përket çmimit dhe shërbimeve të caktuara, informacion mund të merrni në qendrën tonë të kontakteve 02 30 99 500. Pacientët ambulatorë në “Acibadem Sistina” janë të informuar rreth çmimit para kryerjes së kontrollit. Në rast se është e nevojshme që të kryhen shqyrtime të tjera shtesë, pacienti informohet se cili është ekzaminimi që duhet të kryej dhe sa kushton. Pacienti është plotësisht i informuar dhe ka të drejtë që të pyes për gjithçka që ka të bëjë me çmimin e shërbimit që do ti jepet. Në rast se bëhet fjalë për trajtim kirurgjik, pacienti informohet para kryerjes së procedurës për çmimin e intervenimit duke përfshirë edhe ditët e hospitalizimit. Për çdo tejkalim të çmimit të dhënë më parë, ekipi ynë i departamentit të pagesave e informon pacientin dhe anëtarët më të afërt të familjes së pacientit.
Pacientët e hospitalizuar vizitohen çdo ditë nga administrator i cili i informon për shpenzimet e kryera gjatë qëndrimit në spital, si dhe për çmimin e të gjitha intervenimeve që do të kryhen apo që janë rekomanduar nga mjeku.
Njoftimet e vlefshme për punësim mund ti gjeni në faqen tonë të internetit në sektorin e burimeve njerëzore. Nëse edhe ju keni dëshirë, keni njohuri dhe entuziazëm , për tu bërë pjesë e ekipit tonë, dhe të punoni në një mjedis dinamik, me një ekip ambicioz, dërgoni biografinë dhe letrën tuaj motivuese në adresën e e-mail-it: hr@acibademsistina.mk ose dërgojeni atë me anë të postës në adresën: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Ul. Skupi 5 A, 1000 Shkup
Biografia juaj do të regjistrohet në bazën e të dhënave tona të kandidatëve potencialë, dhe do të vëzhgohet nga departamenti i burimeve njerëzore.
Spitali klink “Acibadem Sistina” dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë, kanë nënshkruar kontratë për kirurgji kardiovaskulare dhe riprodhim të asistuar (IVF).
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.