Nën moton “Advancing Nursing and Healthcare for Global Patient-Centered Care”, në këtë forum ndërkombëtar shkencor dhe profesional, i cili u mbajt në Romë, Itali, përvojën e tyre profesionale e prezantuan:
Maja Atanasovska – specialiste në kujdes intensiv në Spitalin Klinik "Acibadem Sistina“, me një ligjëratë me temë: “Continuous Learning and Clinical Reasoning: Advancing Excellence in Interventional Cardiology and Critical Care Nursing”.
Prezantimi theksoi rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm, arsyetimit klinik, të menduarit kritik dhe zbatimit të standardeve bashkëkohore në praktikën e infermierisë, me fokus të veçantë në kardiologjinë intervenuese dhe kujdesin intensiv.
Maja Acevska, instrumentare e specializuar në kardiokirurgji, prezantoi përvojën e saj profesionale përmes një ligjërate kushtuar praktikës infermierore në kirurgjinë kardiake dhe kujdesin perioperativ, duke theksuar rëndësinë e teknikës sterile, koordinimit të ekipit dhe sigurisë së pacientëve.
Pjesëmarrja në kongrese ndërkombëtare dëshmon përkushtimin e infermierëve ndaj dijes, zhvillimit profesional dhe përmirësimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor.