Kjo Politikë e Privatësisë për të dhënat personale përmban informacione mbi llojin e të dhënave personale që mund t’i mbledhim dhe t’i ruajmë gjatë vizitës së faqes sonë të internetit, si dhe për mënyrën se si i përdorim dhe i shpërndajmë ato të dhëna. Politika e privatësisë së Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” Shkup (në tekstin e mëtejshëm: Acibadem Sistina) përmban gjithashtu mënyrën se si mund të na kontaktoni nëse keni pyetje në lidhje me përpunimin e të dhënave.
Kjo Politikë e Privatësisë është në përputhje me rregullat ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe aktet e brendshme të spitalit Acibadem Sistina për rregullimin e kësaj fushe. Kjo Politikë e Privatësisë vlen vetëm për faqen tonë të internetit dhe nuk ka të bëjë me të dhënat personale që mblidhen në mënyra të tjera. Kjo Politikë e Privatësisë nuk vlen për vizitën tuaj në faqe të tjera në të cilat hyni përmes faqeve tona të internetit.
Acibadem Sistina është kontrolluesi i të dhënave personale që ju (si subjekte të të dhënave personale) na jepni. Gjatë vizitës së faqes sonë të internetit dhe gjatë përdorimit të shërbimet tona të internetit, ne përpunojmë kategori të ndryshme të të dhënave personale, përkatësisht:
3. Për caktimin e terminit për ekzaminim
5. Për biskota
Acibadem Sistina i përdor vetëm biskotat e lartpërmendura.
Biskotat janë të dhënat e përdoruesit që shfletuesi i internetit i ruan në pajisjen tuaj (kompjuter ose telefon të mençur) për vizitat e ardhshme. Biskota është një informacion që ruhet në pajisjen tuaj gjatë vizitës në faqen tonë të internetit dhe kur e hapni përsëri, këto biskota do të përdoren për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe efikasitetin e faqes së internetit. Më shumë informacione për përdorimin e biskotave mund të gjeni në Politikën tonë për biskotat, e cila është vendosur në faqen tonë të internetit."
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale me qëllim që t'ju ofrojmë shërbimet e mëposhtme:
Të dhënat tuaja personale nuk do të përpunohen për asnjë qëllim tjetër, përveç atij për të cilin janë mbledhur. Përpunimi i të dhënave tuaja personale për një qëllim tjetër mund të kryhet vetëm në bazë të pëlqimit tuaj paraprak ose ndonjë bazë tjetër ligjore në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ju na i jepni drejtpërdrejt të dhënat personale që i mbledhim, kur përdorni ndonjë nga shërbimet e lartpërmendura.
Përpunimin e të dhënave tuaja personale, Acibadem Sistina e bën në përputhje me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke marrë të gjitha masat teknike dhe organizative të parashikuara për të siguruar konfidencialitetin dhe mbrojtjen gjatë përpunimit të të dhënave personale me të cilat disponon."
Punonjësit në Acibadem Sistina janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin e të gjitha informacioneve (duke përfshirë edhe të dhënat personale) që i marrin gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës. Acibadem Sistina zbaton masa sigurie gjatë mbledhjes, ruajtjes dhe përpunimit të informacionioneve dhe të dhënave personale për të mbrojtur nga qasja e paautorizuar, ndryshimi, zbulimi ose shkatërrimi i të dhënave tuaja personale, si dhe të dhënave që nuk janë personale, por janë të ruajtura në faqen tonë të internetit. Hosting-u dhe ruajtja e të dhënave tuaja personale ndodhet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sipas procedurës së parashikuar ligjore, disa nga të dhënat personale mund të zbulohen para organeve kompetente.
Për të gjitha informacionet shtesë, pyetjet ose vërejtjet në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, mund të kontaktoni Oficerin për mbrojtjen e të dhënave personale në adresën e mëposhtme të emailit: dpo@acibademsistina.mk.
Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja për aktivitetet e përmendura është e ndryshme.
Prandaj, për qëllimet e aplikimit për një shpallje, përpunimi i të dhënave tuaja personale është i nevojshëm për përmbushjen e një kontrate në të cilën ju jeni pala kontraktuese ose për aktivitetet që e parashikojnë lidhjen e kontratës.
Për qëllimet e ruajtjes së Biografisë suaj personale në bazën tonë të të dhënave të biografive, baza ligjore është pëlqimi që ju na jepni.
Për caktimin e terminit për ekzaminim, baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është kryerja e aktiviteteve që e parashikojnë lidhjen e kontratës.
Për të realizuar kontaktin me ne, baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është kryerja e aktiviteteve që e parashikojnë lidhjen e kontratës.
Për përdorimin e biskotave, baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është pëlqimi që na jepni për këtë qëllim.
Pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale që ju jepni mund ta tërhiqni falas në çdo kohë, duke dërguar një email në dpo@acibademsistina.mk ose duke na u drejtuar personalisht në hapësirat e spitalit Acibadem Sistina.
E drejta për qasje – keni të drejtë të merrni një konfirmim për atë nëse të dhënat tuaja personale përpunohen, si dhe të keni qasje në të dhënat tuaja personale dhe informacionet shtesë që kanë të bëjnë me përpunimin e të dhënave personale.
E drejta për korrigjim – nëse mendoni se të dhënat personale që ne i mbledhim janë të pasakta dhe të paplota, keni të drejtë të kërkoni dhe të merrni korrigjimin e të dhënave të pasakta ose plotësimin e të dhënave personale të paplota.
E drejta për fshirje – keni të drejtë të kërkoni që të dhënat tuaja personale të fshihen dhe ne do ta pranojmë këtë kërkesë nëse të dhënat personale nuk janë më të nevojshme për përmbushjen e qëllimeve, nëse kundërshtoni përpunimin dhe ne nuk arrijmë të dëshmojmë se interesi ynë legjitim është më i madh se liritë dhe të drejtat tuaja themelore dhe nëse të dhënat personale përpunohen në mënyrë të paligjshme.
E drejta për tërheqjen e pëlqimit – ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin e dhënë në çdo kohë, pa cënuar ligjshmërinë e përpunimit që bazohej në pëlqimin përpara se të tërhiqej.
E drejta për transportueshmëri të të dhënave – ju keni të drejtën të merrni të dhënat tuaja personale në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht, të lexueshëm nga makineri dhe keni të drejtë t'i transferoni ato të dhëna te një kontrollues tjetër. Kur ushtroni të drejtën e transportueshmërisë, ju keni të drejtë të merrni një transferim të drejtpërdrejtë të të dhënave personale nga një kontrollues në tjetrin, nëse teknikisht është e mundur.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.