PAKETA SPECIALE PËR TRAJTIMIN KIRURGJIKAL TË GJIRIT, TIROIDES, MUSHKËRIVE DHE KRAHARORIT

PAKETA SPECIALE PËR TRAJTIMIN KIRURGJIKAL TË GJIRIT, TIROIDES, MUSHKËRIVE DHE KRAHARORIT

15.10.2026

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka përgatitur paketa speciale me çmime promocionale për trajtimin kirurgjikal të gjirit, tiroides, mushkërive dhe kraharorit, duke u mundësuar pacientëve qasje në trajtim kirurgjikal bashkëkohor me çmime më të favorshme.

Tetori është muaji kushtuar për rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, zbulimit të hershëm të tij dhe rëndësisë së trajtimit të duhur. Në kuadër të kësaj iniciative, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka ulur çmimet dhe ka krijuar paketa promocionale për trajtimin kirurgjik të gjirit. Gjithashtu, ofertën e ka zgjeruar me dy paketa të reja me çmime të reduktuara për trajtimin kirurgjikal të tiroides, mushkërive dhe kraharorit, me qëllim që t’u mundësojë pacientëve qasje më të lehtë në shërbimet e nevojshme shëndetësore.

Të vetëdijshëm për numrin në rritje të pacientëve që kanë nevojë për trajtim kirurgjikal, si dhe për sfidat me të cilat përballen gjatë procesit të trajtimit, Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, përmes kësaj iniciative, riafirmon përkushtimin e tij për të ofruar kujdes shëndetësor cilësor, bashkëkohor dhe më të përballueshëm. Ndërhyrjet kirurgjikale kryhen nga një ekip kirurgësh me përvojë të gjerë profesionale dhe ekspertizë shumëvjeçare në realizimin e ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjikale.

Duke zbatuar qasje bashkëkohore mjekësore dhe standarde të larta në trajtim, “Acibadem Sistina” mbetet e përkushtuar për të ofruar kujdes të sigurt dhe profesional, të përshtatur sipas nevojave të çdo pacienti.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.