Tetori është muaji kushtuar për rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit – një sëmundje që është ndër sëmundjet malinje më të shpeshta te gratë. Në kuadër të fushatës së tetorit, Spitali Klinik “Acibadem Sistina“ më 28 dhe 29 tetor ofron konsultime onkologjike falas për pacientet me diagnozë të konfirmuar të kancerit të gjirit.
Konsultat do t’i realizojë ekipi ynë ekspert i onkologëve: Prof. Dr. Deva Petrova, Dr. Slavica Kraleva dhe Dr. Daniela Poposka.
Në “Acibadem Sistina“, pacientët kanë qasje në metoda bashkëkohore të trajtimit, duke përfshirë kimioterapinë, hormonoterapinë, imunoterapinë dhe terapinë e synuar (biologjike).
Radioterapia kryhet me akseleratorët bashkëkohorë për terapi me rrezatim TrueBeam nga prodhuesi i njohur Varian Medical Systems, të cilët mundësojnë saktësi dhe efikasitet të jashtëzakonshëm në trajtimin edhe të llojeve më komplekse të kancerit.
“Acibadem Sistina“ është i vetmi institucion shëndetësor në vend që gjatë radioterapisë së kancerit të gjirit aplikon edhe teknikën DIBH (Deep Inspiration Breath Hold), e cila mundëson mbrojtje shtesë të zemrës dhe indeve të shëndetshme përreth.
Për çdo pacient përgatitet një plan individual i trajtimit, në përputhje me specifikat e sëmundjes dhe pas vlerësimit nga një ekip multidisiplinar specialistësh, sepse çdo diagnozë kërkon qasje individuale dhe çdo pacient meriton kujdesin më të mirë të mundshëm.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.