Me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, më 29 shtator, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” organizoi matje falas të tensionit të gjakut dhe glicemisë në ambientet e spitalit.
Specialistët e kardiologjisë, Dr. Gorjan Krstevski dhe Dr. Andrej Bлlazhevski, u matën tensionin e gjakut vizitorëve dhe u dhanë këshilla dhe rekomandime për ruajtjen e shëndetit kardiovaskular, ndërsa një infermiere realizoi teste për kontrollin e nivelit të glicemisë në gjak.
Shënimi i sivjetshëm i Ditës Botërore të Zemrës zhvillohet nën moton “Mos humb asnjë rrahje”, duke rikujtuar se sëmundjet e zemrës mund të mbeten të pavërejtura dhe se njohja në kohë e shenjave dhe simptomave është me rëndësi të madhe. Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin për sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku kryesor i vdekshmërisë në botë, dhe të theksojë rëndësinë e njohjes së tyre në kohë.
Me këtë aktivitet, “Acibadem Sistina” edhe një herë thekson rëndësinë e parandalimit, kontrolleve të rregullta dhe kujdesit në kohë për shëndetin e zemrës. Në kuadër të fushatës, spitali ofroi edhe një ofertë të posaçme me 30% zbritje për paketat kardiologjike, e cila ishte e vlefshme më 28 dhe 29 shtator, me qëllim nxitjen e kontrolleve të rregullta parandaluese dhe kujdesit në kohë për shëndetin kardiovaskular.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.