NXËNËS NGA SERBIA NË PRAKTIKË PROFESIONALE NË “ACIBADEM SISTINA” – PJESË E PROGRAMIT ERASMUS+

NXËNËS NGA SERBIA NË PRAKTIKË PROFESIONALE NË “ACIBADEM SISTINA” – PJESË E PROGRAMIT ERASMUS+

19.05.2026

Në periudhën nga 11 deri më 15 maj 2026, nxënës nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Sestre Ninkoviq” nga Kragujevci, Republika e Serbisë, vizituan Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” në kuadër të programit Erasmus+.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë ta avancojnë njohurinë e tyre teorike përmes përvojës praktike në repartet që lidhen me lëndën Metodat Bashkëkohore Diagnostikuese, ndërsa vizituan edhe repartet e tjera, ku u njohën me proceset dhe funksionimin e tyre. Ata u njohën edhe me funksionimin e laboratorëve diagnostikues, ndërsa Prof. Dr. Xhengis Jashar ua shpjegoi rëndësinë e diagnostikimit të shpejtë dhe efikas.

Për nxënësit u organizua edhe një punëtori interaktive, ku Dr. Kamelija Simeonova, specialiste në psikiatri për fëmijë dhe adoleshentë, Mr. Dr. Verica Malinkova-Dimovska, specialiste në psikiatri dhe Mr. Ajshe Islam, psikologe, hapën tema të rëndësishme që lidhen me ndërtimin e vetëbesimit, sigurisë dhe zhvillimit të shëndetshëm emocional te nxënësit. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer që nxënësit të njihen me standardet e larta të kujdesit ndaj pacientëve dhe funksionimin e spitalit më modern në rajon, i cili vazhdimisht zhvillohet dhe përparon.

Për ne, si spital, është një nder i madh të jemi pjesë e këtij programi të rëndësishëm arsimor dhe të mbështesim realizimin e projekteve të tilla.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.