Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” vazhdon me sukses të realizohet koncepti “Gjimnastikë për bebe” – një risi që për herë të parë filloi në nëntor të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për orë të organizuara në grup, ku bebet përmes ushtrimeve të përshtatshme forcojnë muskulaturën dhe stimulojnë zhvillimin e duhur motorik, ndërsa prindërit marrin këshilla praktike për rritjen dhe zhvillimin e më të vegjëlve të tyre.
Përveç ushtrimeve që realizohen në kushte të kontrolluara, prindërit mësojnë edhe si t’i vazhdojnë aktivitetet në mënyrë të duhur në kushte shtëpie, si dhe çfarë duhet të kenë parasysh në faza të ndryshme të zhvillimit.
Grupi i ri i muajit maj filloi të enjten, ndërsa orët udhëhiqen nga Mr. Dijana Marinkovska, magjistre e fizioterapisë në pediatri.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.