Acibadem Sistina

REZERVO KONTROLL ME NJË KLIK – “ACIBADEM SISTINA” IMPLEMENTON SISTEMIN E RI PËR REZERVIMIN ONLINE TË TERMINEVE

02.12.2025

Si spital bashkëkohor që ka në fokus pacientët dhe cilësinë e shërbimeve mjekësore, “Acibadem Sistina” ka implementuar një sistem modern online për caktimin e termineve, i disponueshëm 24/7.

Prej tani, pacientët mund të caktojnë termin për kontroll shpejt dhe lehtë, direkt nga celulari, kompjuteri apo laptopi – pa pritje dhe pa thirrje telefonike. Sistemi i ri ofron qasje praktike, moderne dhe të sigurt, në kohën që u përshtatet më së miri pacientëve.

Implementimi i sistemit të ri për rezervim online është një hap i rëndësishëm në digjitalizimin e shërbimeve tona dhe avancimin e cilësisë së kujdesit për pacientët.

Përveç shërbimit të ri online, Qendra e Kontakteve e spitalit do të vazhdojë të jetë e disponueshme si mbështetje. Në Qendrën e Kontakteve, në numrin 02 30 99 500, mund të merrni të gjitha informacionet për shërbimet e spitalit dhe të rezervoni termin për kontroll.

 

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.