Prej tani, pacientët mund të caktojnë termin për kontroll shpejt dhe lehtë, direkt nga celulari, kompjuteri apo laptopi – pa pritje dhe pa thirrje telefonike. Sistemi i ri ofron qasje praktike, moderne dhe të sigurt, në kohën që u përshtatet më së miri pacientëve.
Implementimi i sistemit të ri për rezervim online është një hap i rëndësishëm në digjitalizimin e shërbimeve tona dhe avancimin e cilësisë së kujdesit për pacientët.
Përveç shërbimit të ri online, Qendra e Kontakteve e spitalit do të vazhdojë të jetë e disponueshme si mbështetje. Në Qendrën e Kontakteve, në numrin 02 30 99 500, mund të merrni të gjitha informacionet për shërbimet e spitalit dhe të rezervoni termin për kontroll.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.