Revista zyrtare e Shoqatës së Mjekëve Specialistë të Anestezisë dhe Reanimacionit (ARUD) — Journal of Anesthesiology and Reanimation Specialist's Society (JARSS) — i publikoi punimet profesionale të ekipit tonë nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”. Bëhet fjalë për infermiere të specializuar për anestezi, , Androniki Bibovska, Dr. Shk. Ivica Dimitrov – specialist në anesteziologji me mjekim intensiv dhe Doc. Dr. Darko Sazdov - specialist në anesteziologji me mjekim intensiv.
Ekipi ynë mori pjesë me ligjërata profesionale në Ditët IX Ballkanike të Anestezisë, të cilat u mbajtën nga 24 deri më 27 prill 2025 në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup. Kongresi u organizua nga Shoqata e Mjekëve Specialistë të Anestezisë dhe Reanimacionit (ARUD), ndërsa tema e këtij viti ishte: “Përgatitja ndaj katastrofave në anestezi dhe mjekim intensiv”.
Në kuadër të programit shkencor, si ligjërues të ftuar, nga spitali “Acibadem Sistina” morën pjesë:
· Androniki Bibovska, me ligjëratën në temë: “Vlerësimi dhe menaxhimi i rreziqeve në sallat e operacionit”;
· Doc. dr. Darko Sazdov, me ligjëratën: “Trajnimet simuluese dhe përgatitja e infermierëve në menaxhimin e katastrofave”.
Journal of Anesthesiology and Reanimation Specialist's Society (JARSS) është revistë shkencore zyrtare e ARUD-it, e indeksuar në TÜBİTAK ULAKBİM TR Dizin, EMBASE, EBSCO (që nga viti 2018) dhe Scopus (që nga viti 2002). ARUD ka bashkëpunim aktiv me Shoqatën e Anesteziologëve të Maqedonisë.
Spitali Klinik “Acibadem Sistina” investon vazhdimisht në rritjen dhe zhvillimin e punonjësve të saj. Infermierët dhe mjekët tanë marrin pjesë rregullisht në ngjarje profesionale, të përkushtuara në shkëmbimin e dijes dhe përvojave, me qëllim përmirësimin e praktikës profesionale dhe rritjen e gatishmërisë për përballje me çdo situatë të paparashikuar.
Në vijim është linkun e revistës dhe punimeve të publikuara:
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.