“ACIBADEM SISTINA” ORGANIZON LIGJËRATA EDUKATIVE PËR RRITJEN E NDËRGJEGJËSIMIN MBI RËNDËSINË E KONTROLLEVE PARANDALUESE

“ACIBADEM SISTINA” ORGANIZON LIGJËRATA EDUKATIVE PËR RRITJEN E NDËRGJEGJËSIMIN MBI RËNDËSINË E KONTROLLEVE PARANDALUESE

22.10.2026

Në kuadër të aktiviteteve përrritjen e ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve malinje, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” organizoi ligjërata edukative për punonjësit e kompanisë “Koncentriks”.

Dr. Irena Shuplinovska, specialiste në gjinekologji dhe obstetrikë dhe Subspecialiste në onkologji kirurgjikale gjinekologjike, foli për rëndësinë e kontrolleve të rregullta gjinekologjike dhe ekzaminimeve skrining, me theks të veçantë te parandalimi dhe zbulimi në kohë i sëmundjeve malinje gjinekologjike. Dr. Izabela Bozhinoska, specialiste në radiologji, mbajti ligjëratë me temë “Kanceri i gjirit”, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta parandaluese dhe diagnostikimit të hershëm.

Ligjëratat zgjuan interes të madh te punonjësit, të cilët u përfshinë aktivisht në diskutim, duke parashtruar pyetje dhe duke marrë këshilla dhe rekomandime profesionale nga mjeket.

“Koncentriks” është një kompani globale në fushën e shërbimeve teknologjike dhe mbështetjes së klientëve, e cila bashkëpunon me marka të njohura ndërkombëtare dhe është e pranishme në më shumë se 40 vende të botës.

Si kompani me përgjegjësi shoqërore, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” realizon vazhdimisht takime edukative, ligjërata dhe aktivitete parandaluese, me qëllim përmirësimin e edukimit shëndetësor dhe nxitjen e kujdesit për shëndetin personal.

Kontrollet e rregullta parandaluese dhe zbulimi në kohë i sëmundjeve janë thelbësore për trajtim të suksesshëm dhe ruajtjen e shëndetit. 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.