Acibadem Sistina

DOC. DR. MILENKO KOSTOV NË SPECIALIZIM PROFESIONAL NË QENDRËN KRYESORE TË NEUROKIRURGJISË NË GRAC

17.07.2025

  *Image credit “Med Uni Graz”

Doc. Dr. Milenko Kostov realizoi një trajnim profesional në Departamentin e Neurokirurgjisë të Universitetit të Mjekësisë në Grac të Austrisë i cili njihet si një nga qendrat referente më të njohura në Evropë për ndërhyrje neurokirurgjikale, përfshirë kirurgjinë robotike.

Gjatë qëndrimit dyjavor, Dr. Kostov mori pjesë në mënyrë aktive në realizimin e një sërë ndërhyrjesh neurokirurgjikale komplekse, nën mentorimin e Prof. Dr. Stefan Wolfsberger, shef i Departamentit dhe një nga neurokirurgët më të njohur evropianë me mbi 30 vite përvojë.

 “Qëndrimi në Grac ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të thelluar njohuritë dhe përvojën time. Kam marrë pjesë në realizimin e biopsive të asistuara me teknologji robotike, kam punuar me tumore në bazën e kafkës, si dhe kam qenë i përfshirë në  kirurgji të zgjuar – një metodë e avancuar ku pacienti mbetet i zgjuar dhe komunikon me ekipin gjatë procedurës”, – thotë Dr. Kostov.

Fokusi i veçantë iu kushtua përdorimit të sistemit të neuronavigacionit, një mjet që mundëson saktësi të lartë gjatë ndërhyrjeve. Siç theksoi Dr. Kostov, kjo përvojë kontribuoi në thellimin e njohurive të tij për funksionalitetet e avancuara të sistemit që përdoret edhe në Spitalin “Acibadem Sistina”.

Me ekipin nga Graci është zhvilluar një bashkëpunim i shkëlqyer profesional, për t’u shkëmbyer përvoja dhe për përmirësimin e përdorimit të teknologjive më të avancuara në neurokirurgji.

 

Hapi i ardhshëm në edukimin e Doc. Dr. Kostov është planifikuar për shtator, me fokus në implantimin e implantëve cerebrale tek pacientët me sëmundjen e Parkinsonit – një hap tjetër në zhvillimin dhe zbatimin e mjekësisë së avancuar.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.